Rend dhe Ligj

28-vjeçarja tentoi vetëvrasjen, arrestohet i riu që e përndiqte

Policia e Tiranës ka arrestuar një 33-vjeçar, i cili përndiqte një vajzë 28-vjeçare dhe për pasojë kjo e fundit ka tentuar vetëvrasjen.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja S.Sh., 28 vjeç, se shtetasi K.V., e përndiqte dhe telefonuar vazhdimisht që prej muajit janar, duke i shkaktuar ankth dhe pasiguri, e cila për pasojë kishte tentuar vetëvrasjen, menjëherë organizuan punën për gjetjen, lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se në pranga është vënë shtetasi me inicialet K.V., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Përndjekja”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë