Lajme

27 tërmete godasin Shqipërinë në pak orë

Shqipëria është tronditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 në orët e para të mëngjesit të sotëm, epiqendra e të cilitt ka qenë në Durrës por është ndjerë në të gjithë vendin.

Por pas këtij tërmetit vendi ynë është goditur edhe nga 27 tërmete të tjera. Intensiteti i goditjeve ka qenë në zbritje, ku më i forti ishte ai i një ore më parë me magnitudë 5.4 ballë. Lëkundje të tilla shënohen thuajse çdo 10 minuta. Që prej mesnatës vendi ynë është përballur më dhjetera lëkundje, duke shënuar pikun e aktivitetit sizmik në rajon. Lëkundjet me epiqendër në Shijak janë ndjerë në 5 shtete fqinje. 


Deri më tani raportohet për 7 viktima dhe mbi 300 të plagosur.  Një viktimë u shënua në Thumanë një grua e moshuar humbi jetën pasi u zu nën rrënoja por shpëtoi nipi i saj, i cili u nxorr gjallë nga gërmadhat.  Dy viktima u shënuan në Kurbin, një person humbi jetën, pasi i përfshirë nga paniku në tentativë për t’i shpëtuar u hodh nga ballkoni. Po në këtë qytet, një tjetër ndërroi jetë pasi duke drejtuar automjetin humbi kontrollin duke u përplasur për vdekje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë