Më 26 janar 1926 u bë shpikja e mjetit të parë të komunikimit masiv “televizorit”.
Shkencëtari skocez, John Logie Baird, ishte i pari që shpiku një kuti me figura lëvizëse që vetë ai e quajti “Tele-vision”.
Në versionin e parë ngjante më shumë me radion, vetëm se zëri shoqërohej me figurë. Cilësia e pamjeve ishte në formë pikash dhe me luhatje, por u përmirësua përsëri nga Baird.
Më 26 janar 1926, shkencëtari skocez transmetoi fytyrën e partneres së tij, Daisy Elizabeth Gandy, nga dhoma në dhomë në prani të shtypit: kjo ngjarje shënon kështu lindjen e TV.
Dy vjet më vonë, inxhinieri transmetoi një sinjal televiziv midis dy qyteteve 700 km larg, domethënë Londrës dhe Glasgout, falë një linje të përbashkët telefonike.
Transmetimi i parë transoqeanik i televizionit
Në vitin 1928, ai bëri transmetimin e parë transoqeanik, nga Londra në Nju Jork dhe, përsëri atë vit, transmetoi imazhet e para me ngjyra.
Televizioni i Baird bazohej në një përzierje të komponentëve mekanikë dhe elektrikë. Për këtë arsye u quajt televizion elektromekanik. Zhvillimi i saj, megjithatë, nuk zgjati shumë. Në fakt, në vitin 1939 ky sistem televiziv u braktis në favor të televizionit plotësisht elektronik, i cili kishte performanca më të mira. Kjo teknologji u demonstrua më 7 shtator 1927 nga amerikani Philo Farnsworth në San Francisko.
Farnsworth gjithashtu u nis nga një ide që daton në vitin 1800, pikërisht nga tubi i rrezeve që u shpik nga fizikani gjerman, Ferdinand Braun, në vitin 1897.
Marrësi i parë i televizionit në shtëpi u demonstrua në Schenectady, Nju Jork, në janar 1928 dhe nga maji një stacion filloi transmetimet e herëpashershme në disa shtëpi në zonë që iu dhanë makineritë e ndërtuara nga General Electric. Në vitin 1932, Radio Corporation of America demonstroi një televizor tërësisht elektronik, duke përdorur një tub me rreze katodike në marrës dhe tubin e kamerës “ikonoskop” të zhvilluar nga fizikani me origjinë ruse, Vladimir Zworykin. Këto dy shpikje përmirësuan shumë cilësinë e figurës.
Korporata Britanike e Transmetimeve (BBC) përuroi transmetime të rregullta publike me definicion të lartë në Londër në 1936. Në dhënien e transmetimeve, sistemi televiziv i Baird ishte në konkurrencë me atë të promovuar nga Marconi Electric dhe Musical Industries. Televizioni i Marconit, i cili prodhoi një figurw me 405 rreshta – krahasuar me 240 rreshtat e Baird – ishte qartësisht më i mirë dhe në fillim të vitit 1937 BBC miratoi ekskluzivisht sistemin Marconi. Transmetimet e rregullta televizive filluan në Shtetet e Bashkuara në 1939, dhe transmetimet e përhershme me ngjyra filluan në 1954.
Në Shqipëri televizori hyri për herë të parë në vitet 1960. Vetëm familjet e privilegjuara ose me mundësi financiare, mund ta përballonin një aparat të tillë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.