Lajme

25 raste të reja, 18 vetëm në Krujë, 1 i vdekur, 5 qytete “shërohen” nga virusi

Në 24 orët  fundit ka ndërruar jetë një pacient në spitalin universitar Shefqet Ndroqi nga Covid-19, i cili vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese si  ç’rregullime të ritmit kardiak dhe fibrilacion atrial dhe janë shtuar 25 raste të reja. Zëvendësministrja  Mira Rakaçolli bëri me dije se janë shëruar edhe 11 persona të tjerë, ndërkohë  në qytetet si Berati, Lezha, Mirdita, Rogozhina dhe Tropoja, të gjithë të prekurit nga virusi janë shëruar.

Rakaçolli u shpreh se vijon hetimi epidemiologjik në qytetin e Krujës dhe nga 25 raste të reja që janë konfirmuar së fundmi, 18 janë nga ky qytet.

“Aktualisht në vendin tonë janë 251 persona të infektuar aktivë dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon pa luhatje prej më shumë se një jave. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 33 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në, Krujë, Tiranë, Elbasan, Shkodër, Kurbin.,” shprehet Rakaçolli, ndërkohë që shpërndarja gjeografike vijon:

-Tiranë 256 raste

 – Durrës 42 raste

– Lushnjë 6 raste

– Elbasan 18 raste

– Fier 36 raste

 – Kavajë 9 raste

 – Rrogozhinë 4 raste

 – Korçë 19 raste

 – Vlorë 5 raste

– Shkodër 100 raste

 – Lezhë 14 raste

– Berat 2 raste

 – Has 13 raste

 – Krujë 58 raste

 -Tropojë 4 raste

 – Pukë 5 raste

– Mirditë 3 raste

– Kukës 11 rast

 -Mallakastër 1 raste

 – Kurbin 28 raste

Rakaçolli deklaroi se në kushtet e lirimit të masave është shumë e rëndësishme që situata të jetë e kontrolluar dhe qytetarët të respektojnë të gjitha masat e distancimit social dhe udhëzimet e autoriteteve shëndetësore. Gjithashtu, zëvendësministrja theksoi edhe një herë për qytetarët që të telefonojnë në numrin 0800 40 40 nëse i’u duhet informacion dhe në të kundërt nëse kanë shenja të sëmundjes  të telefonojnë numrin 127.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë