Media Galeri

25.000 shkrepje nga 147 vende të botës: Fotografitë më të mira të udhëtimeve

Imazhet mahnitëse nga konkursi i fotografit të udhëtimit të vitit 2020 tregojnë jetën në tokë në atë më të bukurën, të çuditshme … dhe më të egrën.

Nuk kishte asnjë pengesë për fotografët më të mirë të udhëtimeve në botë.

Edhe në mes të pandemisë Covid ata arritën të japin imazhe të pabesueshme në konkurs ku ishin 25.000 fotografi nga 147 vende të botës.

Disa paraqitën imazhe të shkrepura afër shtëpisë gjatë izolimit, ndërsa të tjerët fotografuan vendet në të cilat ata papritur ishin gjendur të bllokuar si banorë të përkohshëm.

Fituesi ishte Vladimir Alekseev, fotograf rus.

Fotografitë fituese do të shfaqen në Coal Drops Yard, King’s Cross, Londër, në maj dhe në ekspozita të tjera gjatë vitit 2021.

Këtu janë disa nga fotografitë e bëra nga fituesi, së bashku me fotografë të tjerë që ishin të moshës 12-17 vjeç.

Rrufeja në rajonin Tver të Rusisë u kap në një imazh mbresëlënës nga fituesi Vladimir Alekseev.

“Rrufeja është një element tjetër i dritës në natyrë. Ju nuk keni nevojë as të udhëtoni larg nga shtëpia për të shkrepur një rrufe. Thjesht duhet të presësh momentin tend dhe pastaj është çështje teknologjie.” tha ai.

Kjo shkrepje mahnitëse nga Vladimir Alekseev tregon një fenomen natyror shumë të rrallë, mjegullën mbi një ajsberg. Fotografia është bërë në Grenlandë.

Fotografi të tjera të pjesëmarrësve:


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë