Open data Albania ka publikuar kontratat koncesionare për vitin 2022, nën fondin total të 214.5 mld lekëve. Pjesën më të madhe të tortës e ka ndërtimi i rrugës Milot-Fier me një buxhet prej 178.2 mld lekë, 83.1% e koncesioneve në total.
Përqindjen e dytë më të madhe në listën prej 7 koncesioneve e zë ai i Kontrollit Teknik të Automjeteve, me fond 20.3 mld lekë, 9.5% e totalit. Javën e parë të nëntorit ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj theksoi se në fakt kjo marrëveshje koncesionare, kolaudimi, nuk do të niste as në vitin 2022.
Në listë është Aeroporti i Sarandës, ndonëse ende në procedurë prokurimi, me 4.29 mld lekë, 2% e totalit.
5.6 mld lekë do të shkojnë për triportin e Vlorës, duke zënë 2.6% të tortës së PPP-ve për vitin 2022.
Pjesa tjetër e tortës ndahet midis, kontratës për rregullimin e infrastrukturës në qytetin e Elbasanit me 882 mln lekë, siguria rrugore me 5 mld lekë dhe shërbimi i Infrastrukturës së Çelësave Publik PKI me 208.8 mln lekë.
4 nga 7 kontratat i përkasin anagzhimit në veprimtaritë e transporti dhe 3 të tjerat në zhvillimin urban.
Sipas Open data Albania, për 57.1% të PPP-ve nuk ka informacione lidhur me investimin, 14.3% janë investime private dhe 28.6% kanë mbështetje buxhetore.
Gjatë komisioneve ndërparlamentare dedikuar ekonomisë, ministrja e Ekonomisë, Ibrahimaj tha se kontratat nuk dihen ende dhe se gjatë vitit të ardhshëm do të ulen kostot për PPP-të e kolauidimi nuk do të nisë punën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.