21 qershor 1527 në Firence të Italisë u nda nga jeta filozofi dhe shkrimtari Nikola Makiaveli.
I emëruar si babai i politikave moderne, Makiaveli jetoi dhe shkroi gjatë periudhës së Rilindjes në Europë. Vepra e tij më e famshme dhe më e diskutuar cilësohet “Princi”, ku ai prezantoi pikëpamjet e tij ateiste dhe cinizmin imoral.
Makiaveli mbështeste mashtrimin, veprat imorale dhe çdo gjë të papranueshme nga shoqëria, por që një individ do ta ndihmonte për të arritur “fronin”. Teoria e sjelljes imorale të sjellë për herë të parë nga filozofi toskan, thotë se përdorimi i skemave mashtruese madje edhe vrasja e njerëzve të pafajshëm është diçka normale dhe efektive në politikë. Sepse, qëllimi justifikon mjetin, teori e Nikola Makiavelit.
Ndryshe nga shumica e filozofëve, Virtyt i( Virtu) për Makiavelin nuk ishte morali dhe etika, por forca, pushteti dhe mundësia për t’i bërë të tjerët t’i binden urdhrave të tua.
Fati apo siç i thoshte ai në gjuhën italiane, Fortuna, nuk ishte fati sic e mendonin deterministët, por ishin gjërat që një lider nuk i përdorte dot. Këtu vinte në punë Virtyti.
Edhe në studime të mëvonshme, Nikola Makiaveli konsiderohet si antikonformist dhe një “makiavelian” nuk mund të jetë një njeri i mirë.
Shumë psikologë i janë referuar fenomenit të Makiavelizmit si pjesë të triadës së errët, përkrahë narcisizmit dhe psikopatisë. Një formë subklinike e psikopatisë, me tendenca manipulative dhe ftohtësi për të arritur qëllimet e veta.
Pas punëve të lodhshme që Makiaveli po bënte për Qeverinë e Firences, u gjet i vdekur në mbrëmjen e 21 qershorit të vitit 1527. I biri i tij njoftoi se vdekja e ngadaltë dhë e dhimbshme e të atit erdhi nga një overdozë e ilaçeve popullore.
Për të njoftuar vdekjen e të atit, biri Piero shkroi:
“Unë vetëm mund të qaj duke ju thënë që babai ynë, Nikolo, vdiq… nga dhimbjet në stomak të shkaktuara nga ilaçet që ai mori në mbrëmje. Ai i rrëfeu mëkatet vëllait Mateo, i cili i qëndroi në shoqëri deri në vdekjen e tij. Babai ynë na ka lënë në varfërinë më të thellë, siç e dini.”
Kur filozofi u nda nga jeta ishte vetëm 58 vjec dhe ishte shpërngulur në kriptën e bazilikës së kishës së Santa Croce në Firence.
Varri që vizitohet sot nga njerëzit është shumë ndryshe nga ai origjinali. Trupi i Makiavelit u shpërngul në shekullin e 18-ë. Në varrin e tij shkruhet “Për një emër kaq të madh, fjalët nuk mjaftojnë”.
Ndër citimet makiaveliste që janë përmendur në çdo periudhë historike janë: “Më mirë të kenë frikën se sa të të duan” dhe “Nëse do të vrasësh dikë, shkaktoi një dhimbje aq të thellë sa të mos i druhesh hakmarrjes së tij”.
Autor i cili ka frymëzuar shumë regjisorë dhe shkrimtarë për të krijuar personazhe sipas parimeve të tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.