Politike

21 janari, Ulsi Manja: Ka prova të reja, të ndëshkohen autorët, sprovë e SPAK

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se ende nuk ka drejtësi për 4 viktimat e 21 janarit.

Në një konferencë për mediat Ulsi Manja tha se ka një provë të re materiale se kush janë urdhëruesit e 4 vrasjeve, duke iu referuar audio-përgjimeve të publikuara në fundjavë ditën e 21 janarit të 12 viteve më parë ku mbeten të vrarë katër protestues.

“Të mos minohet shteti i së drejtës. 21 janari është krim shtetëror është akt i pastër krim terrorist i shtetit dhe nuk ka asnjë justifikim, kushdo që përpiqet të justifikoje këtë krim shtetëror si krim pushteti kryen një krim të ri mbi drejtësinë. Janë vrarë në demokraci duke protestuar si qytetarë të lirë ditën për diell nga pushkët e pushtetit të kohës. Edhe pse ky është një fakt i ditur botërisht, përpos vetë deklarimeve të vullnetshme të ish-kryeministrit Berisha se ato i varu shteti, nga mbrëmë ka një provë të re materiale që mbështet tërësisht deklarimet e ish-kryeministrit dhe provon se kush janë urdhëruesit dhe autorët e vërtetë të 4 vrasjeve.

Ky krim shtetëror i pa ndëshkuar vazhdon që tu bëjë karshillëk jo vetëm viktimave por vet drejtësisë së re. Nën hundën e saj” tha Manja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë