Libra

“1984” përmes syve të një gruaje: Kryevepra e Orwell bëhet feministe

Një ide që qarkullonte prej disa kohësh në rrethet letrare anglo-saksone. “Julia” do të jetë protagoniste dhe do të “rishkruhet” nga Sandra Newman

Nëse “1984” hapet, tregohet dhe mbyllet me protagonistin Winston Smith të ministrisë së të Vërtetës, një burrë që jetonte në Oqeani dhe është në vëzhgim të vazhdueshëm nga Big Brother – si do të ishte kryevepra e George Orwell-it e parë me sytë e një gruaje, Julia, e dashura e Winston dhe një tjetër protagoniste në roman?

Një version femëror apo feminist i romanit “1984” ishte një ide që qarkullonte prej disa kohësh në qarqet letrare anglo-saksone, por që tani do të gjejë dritën së shpejti falë botueses Granta dhe mbi të gjitha autores së librit, përkatësisht shkrimtares amerikane, Sandra Newman.

Siç raportohet nga “The Guardian”, romani do të quhet “Julia”. Libri duhet të dalë vitin e ardhshëm dhe do të jetë protagonistja tjetër e librit, Julia e punësuar në Departamentin që paketon artikujt e shkruar nga makineritë, e cila do të jetë qendra e gravitetit dhe syri i vërtetë i komplotit.

Sipas “Granta”, në prezantimin e librit, Julia “kupton botën e Oqeanisë”, gjegjësisht kontinentin ku bën pjesë edhe Mbretëria e Bashkuar në “1984”, “shumë më mirë se Winston dhe është e kënaqur me jetën e saj, derisa ajo i jep atij një shënim, i cili mund të përfaqësojë vetëvrasjen e tij”.

Romani “1984” nga George Orwell

Një vizion që, siç vë në dukje gazeta britanike, e kishte përshkruar edhe George Orwell në roman: “Julia është më e mprehtë se Winston dhe më pak e ndjeshme ndaj propagandës së Big Brother. Julia vë në dyshim mësimet e partisë vetëm kur ato ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e saj. Ajo është gati të pranojë mitologjinë zyrtare pa bërë shumë pyetje, thjesht sepse dallimi mes së vërtetës dhe gënjeshtrës nuk dukej se e shqetësonte shumë”.

Drita jeshile për projektin ka ardhur nga trashëgimtari i Orwellit, djali i tij i adoptuar Richard Blair, i cili bën me dije se “ne jemi përpjekur për një kohë të gjatë ta realizojmë këtë projekt dhe një shkrimtare si Sandra Newman është autorja e përsosur”.

Me pak fjalë, nëse historia mund të rishkruhet edhe një herë, të paktën qëllimi është pozitiv në këtë rast.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë