Sociale

19 emigrantë shqiptarë drejt Anglisë të fshehur në një kamion rumun

Autoritetet holandeze njoftojnë se kanë gjetur një grup prej 19 shqiptarësh të fshehur brenda një kamioni në Hoek van Hollandë.

Të 17 burrat dhe dy gratë ishin në një automjet që do ti shpinte në Angli me traget.

Shoferi i kamionit, një 47-vjeçar rumun, u mor në paraburgim nga Marechaussee. Shoferi u mbajt me dyshimin e trafikimit të njerëzve.

Të 19 personat e gjetur në kamion ishin fshehur në zonën e rimorkios së kamionit. Mosha e tyre  varion mes 19 – 43 vjeç.

Marechaussee tha se katër persona të tjerë u gjetën në Europoort. Dy shtetas, një libianez dhe një sudanez u gjetën pa dokumente identiteti. Ata ishin fshehur në rimorkion e pasme të një automjeti bujqësor.

Për të 23 të gjeturit ka nisur procesi për t’i kthyer në vendin e origjinës./ nltimes/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë