Lajme

18 raste të reja, Manastirliu: Nëse vazhdohet kështu do të bëjmë hapa pas

Në 24 orë e fundit janë konfirmuar 18 raste të reja me Covid-19. Silva Bino nga ISHP bëri me dije se rastet janë kontakt i personave të prekur më parë.  Ekspertja tha se në Durrës janë identifikuar 7 raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Në Berat janë edhe 5 raste të reja; në Tiranë 4 raste dhe në Krujë 2 raste.

“Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme me 19 qytetarë të shtruar, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive. Ju informojmë se deri tani janë kryer rreth 12 mijë testime dhe kanë kaluar 900 raste pozitive nga fillimi i epidemisë, ndërsa aktualisht janë 180 persona aktivë me Covid-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz, Durrës dhe Berat. Prandaj është vendi për një apel për të gjithë qytetarët: të respektojmë masat, të mos dalim nga shtëpia pa arsye të domosdoshme, të mos neglizhojmë shenjat e sëmundjes dhe duhet telefonuar 127 nëse keni shenja të Covid-19” shtoi Bino.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/278799713307372/

Në daljen e sotme ishte prezente edhe ministrja Manastiliu e cila kërkoi që qytetarët të respektojnë rregullat  në mënyrë që të mos kthehemi në gjendjen e mëparshme.

Ministrja deklaroi se e mbështet planin e hapjes, por nëse vijon rritja e rasteve mund të përdoren edeh shifrat e emergjencës.

 “Rritja në këto shifra e rasteve të reja është maksimumi i lejuar nga skenarët tanë të hapjes. Rritja e mëtejshme do të na detyronte të ndërmerrnim hapa të menjëhershëm për të mos lejuar një valë të dytë goditëse, që do të hidhte në erë atë që është arritur deri më sot. Nëse do të vazhdohet me tendencën përkeqësuese të ditëve të fundit, do të jemi të detyruar të bëjmë hapa pas. Dhe kjo nuk është në interes të askujt! Sigurisht nuk ka vend për alarm, por jemi në një moment ku kërkohet përgjegjshmëri nga çdo qytetar. Mbrojtja e shëndetit të qytetarëve është mbi gjithçka. Ditët në vijim do të jenë vendimtare për planin e ri-hapjes”, tha Manastirliu.   

Ndërkohë shpërndarja gjeografike e rasteve aktive vijon:

Tiranë           77 raste

Krujë            46 raste

Shkodër        16 raste

Kamëz          12 raste

Berat              10 raste

Durrës            9 raste

Fier                 5 raste

Elbasan           2   raste

Kurbin            1 rast

Mirditë           1 rast

Korçë             1 rast


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë