Sociale

17 të vdekur, 695 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 17 pacientë me Covid-19: 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Përmeti, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shijaku, të moshave nga 58-79 vjeç.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë kryer 1963 teste dhe kanë rezultuar pozitivë 695 qytetarë; pra, një përqindje pozitiviteti me 35,4 %. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
281 raste në Tiranë, 65 në Elbasan, 59 në Fier, 51 në Lushnje, 36 në Lezhë, 35 në Durrës, 32 në Gjirokastër, 23 raste në Përmet, 18 në Pukë, 15 në Korçë, nga 12 raste në Vlorë, Berat, 9 në Mat, nga 6 raste në Has, Mallakastër, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Delvinë, nga 4 raste në Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Devoll, Gramsh, Kuçovë, nga 1 rast në Shkodër, Tepelënë, Kolonjë.
“Në 24 orët e fundit janë shëruar 563 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 22.180 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 463 pacientë, 37 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar,” shpjegon më tej ministria.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 11041
Fier 1612
Durrës 1349
Korçë 1122
Vlorë 1037
Shkodër 903
Elbasan 872
Lezhë 740
Berat 701
Gjirokastër 518
Kukës 434
Dibër 252


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë