Lajme

17 raste me Covid-19 në 24 orë, dy vatra të reja në Tiranë dhe Shkodër

Sot janë raportuar 17 raste të reja me Covid-19 dhe numri në total tashmë ka shkuar në 1263 në total. Ekspertja e ISHP Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tregon se rastet e reja kanë qenë kontakt i rasteve të mëparshpe, por ka pasur vatra të reja në Tiranë dhe Shkodër.

“Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1263 raste. Në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT janë kryer 2244 testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 7 %. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju fton për t’u treguar të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrëngimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale. Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19,” deklaroi Tomini.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive vijon:

 Tiranë 188

Shkodër 25

Krujë 24

Kamëz 17

Durrës 10

Mat 9

 Lushnjë 6

Tropojë 2

Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë