Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur këtë të mërkurë se gjithsej janë 15 raste pozitivë me koronavirus.
‘’238 raste të testuar dhe 15 pozitive. 3 rastet janë persona që lidhen me rastin e parë me pacientin zero’’.-tha Manastirliu.
Ndërkohë, Manastirliu theksoi se nga testimet që u janë bërë mjekëve dhe infermierëve në Durrës, të gjithë kanë dalë negative.
“Në kampionin e parë të testimeve që kemi realizuar në spitalin e Durrësit dua të njoftoj që të gjitha testimet janë negative, pra në këtë kampion testimet kanë dalë negative. do të thotë që mjekët kanë punuar sipas protokolleve që rekomandohen nga OBSH”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




