Lajme

15 raste të reja, vatra e re në Kamëz nisi nga një ceremoni mortore

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 15 raste të reja me Covid-19. Eugena Tomini nga ISHP bëri me dije se rastet e konfirmuara janë 10 në Tiranë, 2 në Kamëz dhe 3 në Shkodër.  Duke bërë thirrje për distancim social dhe kujdes, Tomini tregoi se rastet e Kamzës janë identifikuar pas një ceremonie mortore.

Gjithashtu Tomini i bëri thirrje qytetarëve që të evitojnë ceremonitë mortore apo ceremonitë e gëzimit, ndërsa tha se në spitalin infektiv aktualisht janë të shtruar 24 pacientë dhe prej tyre 5 janë në terapi intensive.

“1 rast është i intubuar. Rreth 9 për qind e të prekurve aktiv aktualisht kërkojnë trajtim spitalor aktualisht, ndërsa pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes. Në vendon tonë janë aktiv 269 persona  dhe 69% e të prekurve janë në Tiranë,”  deklaroi Tomini.

Më tej ekspertja deklaroi se në laboratorin mikrobiologjik në QSUT, janë kryer 2035 testime serologjike në personelin shëndetësor me një përqindje pozitiviteti 7%.  Tomini i  bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë të kujdesshëm dhe të mos neglizhojnë simptomat e sëmundjes, por të telefonojnë numrin 127, ndërsa për informacion apo këshillim psikologjik të kontaktojnë numrin 0800 40 40.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 185

Krujë 22

Kamëz 14

Shkodër 14

Durrës 12

Mat 9

 Lushnje 6

 Berat 2

Fier 2

 Korçë 1

Librazhd 1

Mallakastër 1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë