15 raste të reja janë shtuar në numrin e të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik ka deklaruar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 259 persona, prej të cilëve 36 kanë qenë personel shëndetësor, që kanë rezultuar negativ. Nga rastet e reja, 9 jane ne Tirane, te gjitha kontakte te personave te konfirmuara pozitiv me pare.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prekurve. Aktualisht në vendin tonë 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavijon. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 38 pacientë,” shtoi Tomini.
Ekspertja e ISHP bëri me dije se harta e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Mirditë, Shkodër, Kukës, Has dhe Kurbin, ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive vijon:
– Tiranë 285 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnjë 6 raste
– Elbasan 18 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 103 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 14 raste
– Krujë 65 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 5 raste
– Kukës 12 raste
-Mallakastër 1 rast
– Kurbin 29 raste
Tomini theksoi se pavarësisht të dhënave ditore të zbulimit të kornavirusit të ri situata është e kontrolluar, por në kushtet e lehtësimit të disa masave është e rëndësishme që të zbatohen me përpikëri udhëzimet e autoriteteve shëndetësore. Ekspertja deklaroi edhe një herë informacionin e përditshëm për qytetarët se nëse kanë shenja të sëmundjes duhet ë telefonojnë 127 dhe për çdo lloj informacioni duhet të telefonojnë linjën e gjelbër 0800 40 40.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




