Menaxhim

146 raste abuzimi me IPARD, qeveria rrit kontrollet për zyrtarët që përdorin fondet europiane

Nga Gazeta ‘SI’ – Institucionet që menaxhojnë fondet e BE-së në Shqipëri do t’i nënshtrohen kontrolleve më të rrepta për shmangien e abuzimeve të mundshme.

Me kërkesë nga OLAF dhe BE, qeveria parashikon krijimin e AFCOS, shërbimin e Koordinimit Kundër Mashtrimit, në bashkëpunim me me BE-në. Rrjeti AFCOS, i caktuar nga Ministri i Financave, ka në përbërje të gjitha autoritetet kombëtare të përfshira në parandalimin, raportimin dhe eliminimin e parregullsive në lidhje me mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Evropian me të cilat janë lidhur marrëveshje bashkëpunimi.

Në strategjinë  e hedhur për konsultim “Strategjia Kombëtare kundër Mashtrimit për Mbrojtjen e Interesave Financiare të Bashkimit Evropian”, synohet zbulimi i mashtrimeve të zyrtarëve me fondet europiane. Janë disa rreziqe thotë dokumenti, se si mund të keqpërdoren fondet e Bashkimit Europian në Shqipëri; kosto të fryra të projekteve, dhënia e kontratës pa meritë, pagesa për shkelësit e kontratës, përcaktim i fituesit etj.

Po ashtu parashikohet krijimi i  ARACHNE, një instrument i avancuar i teknologjisë së informacionit, i krijuar për të ndihmuar autoritetet menaxhuese të identifikojnë projekte me rrezik të lartë, duke analizuar grupe të mëdha të dhënash që lidhen me projektet e financuara nga BE-ja.  

Drafti tregon se numri i përgjithshëm i parregullsive të raportuara për periudhën 2020-2024 është 199 nga të cilat 146 të raportuara gjatë zbatimit të Programit IPARD dhe 53 të raportuara në Programin IPA.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë