Menaxhim

14 mld euro për vendet e Ballkanit, me kushte nga BE

Parlamentit Europian ka ndarë 14.2 miliardë euro për Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Serbinë dhe Turqinë për një periudhë 7-vjeçare deri në vitin 2027. Por këtë herë, PE ka rol më të madh në kontrollin  e shfrytëzimit të kësaj ndihme, në të kundërt ndihma zvogëlohet ose financohet.

“Qëllimi i përgjithshëm i IPA III është të mbështeten këto vende në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike për tu përshtatur me vlerat e BE-së dhe gradualisht të inkuadrohen me ligjet, standardet dhe politikat e BE-së”, thuhet në komunikatën e Parlamentit Europian ku njoftohet për vendimin për të dhënë pëlqimin për këtë paketë financiare.

Parlamenti kësaj radhe e ka qartësuar se nuk do të hezitojë që të pezullohet ndihma e cila do të kushtëzohet me sundimin e ligjit nga këto vende kandidate dhe kandidate potenciale.

“Ky fond, gjenerata e tretë e IPA, mund të zvogëloj apo suspendoj asistencën nëse respektimi i vlerave themelore – demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimi i ligjit shënon përkeqësim. Si pësoj, shfrytëzimi i fondeve nga IPA do të kushtëzohet me respektin e këtyre vlerave nga ana e shtetit përkatës”, – paralajmëroi Parlamenti Europian.

Parlamenti Europian ka thënë gjithashtu se do të jetë në kontakt të përhershëm edhe me Komisionin Europian për të mbikëqyrur se si shpenzohen këto mjete.

BE-ja është në fazë në të cilën edhe përdorimi i mjeteve financiare për vet vendet anëtare nga politika e kohezionit do të kushtëzohet me respektimin e parimeve të sundimit të ligjit. Prandaj një qasje e tillë do të jetë edhe për vendet nga procesi i zgjerimit.

Propozimi për 14.2, miliardë euro për vendet e zgjerimit ishte dhënë para dy vjetësh. Por, procedura ka zgjatur deri tani brenda institucioneve të Bashkimit Europian.

Ndihma nis në vitin 2021 deri në vitin 2027 ato do të mund të përdoren në mënyrë retroaktive duke filluar nga 1 janari i këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë