Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me një video të bërë virale, ku duket një i mitur që tregon thikën "flutur". Blutë e kryeqytetit njoftojnë se është identifikuar 13-vjeçari dhe shtojnë se bëhet fjalë për një video të filmuar një muaj më parë.
Policia ka referuar materialet në Prokurori për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
“Në lidhje me një video të publikuar në një portal, ku shfaqet një shtetas i mitur që mban një mjet prerës me hapje (flutur), ju informojmë se:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë identifikuar shtetasin 13 vjeç që shfaqet në video, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vijim të veprimeve për rastin, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.
Ky shtetas ka publikuar në rrjete sociale, një video ku shfaqet duke mbajtur një mjet të dyshuar prerës me hapje (flutur) dhe nga verifikimet e kryera rezulton se kjo video është filmuar para një muaji.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.