Media Galeri

13-vjeçari fjeti 3 vite në tendë, futet në Guinness

Një djalë që ka fjetur jashtë në një tendë në kopshtin e tij për tre vjet i ka dhënë fund sfidës së tij, duke fjetur në dhomën e tij të gjumit për herë të parë që nga viti 2020.

13-vjeçari Max Woodey, i njohur si “Djaloshi në çadër”, theu Rekordin Botëror Guinness për më shumë para të mbledhura nga kampingu (individual) duke mbledhur më shumë se 700,000 paund për Hospice North Devon afër vendit ku ai jeton.

Stephen Roberts, shefi ekzekutiv i spitalit thotë se përpjekjet e Max për mbledhjen e fondeve janë të mjaftueshme për të paguar 15 infermiere për një vit të tërë.

Max filloi të flinte në një tendë në kopshtin e tij në Mars 2020, fillimi i pandemisë së koronavirusit në Britani. Ai u frymëzua nga shoku i tij Rick i cili vuante nga kanceri dhe ka ndërruar jetë në 2022.

“Para se shoku im të vdiste nga kanceri, ai më dha një tendë dhe më tha të bëja një aventurë”, tha Max.

“North Devon Hospice u kujdes aq mirë për të sa doja të bëja diçka për t’i falënderuar”.

Max u bë i njohur në të gjithë vendin dhe shumë  herë organizonte edhe festa në oborrin ku kishte vendosur tendën.

Vitin e kaluar, Maxit iu dha një Medalje e Perandorisë Britanike (BEM) në njohje të të gjitha parave që ai kishte mbledhur për bamirësi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë