Lajme

13 tetori i Metës, Rama: 30 qershori e vetmja datë zgjedhjesh

Menjëherë pas dekretimit të 13 tetorit si datë të re zgjedhjesh nga presidenti Ilir Meta, vjen reagimi i kryeministrit. Në një postim në “Twitter”, Rama shprehet se e priste këtë çmenduri të dytë nga ana e presidentit, por sipas tij data e re nuk ka vlerë.
Rama insiston në 30 qershorin.
“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë?. Tani thjesht mëshirojeni.
Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një
NULLUM ABSOLUTUM dhe QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM. 30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH”, shkruan Rama në “Twitter”.

Edi Rama një natë më parë kur e refuzoi ftesën për takim në zyrën e kreut të shtetit tha se pret një çmenduri të radhës së presidentit.
“E meqë ra llafi te loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çmendurie pres edhe një tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet më 30 qershor”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë