Sociale

12 të vdekur, 557 raste të reja në 24 orë me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë të prekur nga Covid-19,5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetare nga Patosi, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Shkodra. Gjithashtu, janë kryer 1948 testime dhe kanë rezultuar pozitivë  557 qytetarë. “Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
254 raste në Tiranë, 46 raste në Durrës, 38 raste në Lezhë, 31 raste në Vlorë,
27 raste në Elbasan, 25 raste në Shkodër dhe Korçë, 22 raste në Lushnje,
16 raste në Sarandë, 13 raste në Krujë, 11 në Gjirokastër,
8 raste në Kavajë, 7 raste në Fier dhe Has, 6 raste në Kolonjë,
4 raste në Kukës dhe Gramsh, 3 raste në Devoll, Mat, Pogradec, 1 rast në Kurbin, Pukë, Berat, Skrapar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 368 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.849 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 32 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar,” thuhet më tej në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 9576
Durrës 1360
Elbasan 841
Fier 1367
Korçë 997
Vlorë 974
Shkodër 904
Lezhë 734
Berat 604
Kukës 406
Dibër 205
Gjirokastër 555


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë