Media Galeri

112-vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në Nju Jork (foto, video)

Nga Gazeta Si - Shqiptarët në Amerikë kanë festuar 112-vjetorin e Pavarësisë në Nju Jork.

Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Bowling Green në Lower Manhattan për të përkujtuar ditën e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Shqiptarët e vlerësuar gjatë kësaj ceremonie ishin Bera Mjeku, Fadil Berisha dhe Esad Gjonbalaj që u nderuan për ndikimin dhe kontributin e tyre në komunitet.

Lutja e hapjes u mbajt nga Imam Kukaj nga Qendra Islamike Shqiptaro-Amerikane e Staten Island.

Kryebashkiaku Eric Adams përshëndeti të gjithë duke treguar simbolikën e ngritjes së flamurit shqiptar krah për krah atij amerikan.

Pjesë e programit ishte edhe një shfaqje kërcimi nga Teatri i Baletit Ajkun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë