Media Galeri

100 vite jetë për Jimmy Carter

Jimmy Carter, ish-presidenti më jetëgjatë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në histori, mbush sot 100 vjeç.

Carter u zgjodh guvernator i Xhorxhias në vitin 1971 dhe e mbajti këtë pozicion deri në vitin 1975.

Vitin pasues ai u zgjodh presidenti i 39-të i Amerikës.

Ai shërbeu vetëm një mandat në Shtëpinë e Bardhë, katër vjet nga 1977 deri në 1981.

Pasi u mund në zgjedhjet presidenciale nga Ronald Reagan, Carter ia kushtoi energjinë e tij qendrës ”Carter”, të themeluar në 1982.

Përpjekjet e tij pas presidencës i dhanë atij çmimin Nobel në 2002.

Carter njoftoi në vitin 2015 se vuante nga kanceri i mëlçisë që ishte përhapur në pjesë të tjera të trupit të tij, për të cilin iu nënshtrua disa operacioneve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë