Gazeta Si – Faustino Oro, i mbiquajtur ‘Mesi i shahut’, ka befasuar kampionin e botës në “Bullet Bral 2024”.
Surprizë e madhe në botën e shahut. Një 10-vjeçar argjentinas, Faustino Oro, ka mundur numrin 1 në botë, Magnus Karlsen, në “Bullet Bral 2024”, një kompeticion shahu i hapur, me ndeshje shumë të shpejta të luajtura online, ku çdo lojtar ka një minutë kohë për të lëvizur figurat e veta dhe për të mundur rivalin.

‘Messi i shahut’ detyroi të tërhiqej fenomenin norvegjez, 48 vjeç, në më pak se 60 sekonda. “Munda Karlsen… Jam vërtet shumë i kënaqur, – komentoi djali. – Ishte një gëzim i jashtëzakonshëm, sepse nuk kisha luajtur kurrë kundër tij”.
Oro e vazhdoi rrugëtimin e tij dhe zuri vendin e 21-të në ‘Bullet Bral’, eventin e fituar nga maestro amerikan, Hikaru Nakamura.
Faustino Oro ka lindur në Buenos Aires dhe përpara talentit të tij të jashtëzakonshëm, nëna Romina dhe babai Alejandro nuk patën asnjë hezitim. Ata lanë punët e tyre dhe u transferuan në Spanjë, duke investuar të gjitha kursimet për të ndihmuar djalin e tyre që të përmirësojë aftësitë e tij. Prej dhjetorit 2023 janë vendosur në Barcelonë, ku Faustino ka nisur përmirësimin nga ndeshja në ndeshje, nga kompeticioni në kompeticion.
🇦🇷 Tiene 10 años, es Argentino y le ha ganado al Campeón del Mundo.
— Chess.com en Español (@chesscom_es) March 24, 2024
A Faustino Oro no le es suficiente con ser el jugador más joven de la historia en llegar a Maestro Fide o haber jugado un Mundial Absoluto a su Edad.
Fausti ha ganado a Magnus Carlsen en una partida bullet. 😱 pic.twitter.com/PqjJO9Hp54
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




