Udhëtimet dhe turizmi janë një punëdhënës i madh në të gjithë botën, por për disa vende është burimi kryesor – madje i vetëm – i vendeve të punës dhe të të ardhurave.
Në 2019, globalisht 10% e vendeve të punës dhe PBB ishin në udhëtime dhe turizëm.
Sipas Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit, 197.5 milion punë në industri mund të rrezikohen nëse kufizimet e udhëtimit dhe izolimet që lidhen me koronavirusin mbeten në fuqi.
Ishujt Karaibe mbështeten shumë tek turizmi për punësim. 90,7% e vendeve të punës në Antigua dhe Barbuda në 2019 ishin në këtë sektor.
Tjetra ishte Aruba, ku punët e turizmit përbënin 84.3% të punësimit total vitin e kaluar. Shën Lucia e ndoqi me 78.1%, pastaj Ishujt e Virgjër të SHBA-ve (68.8%) dhe Ishujt e Virgjër Britanikë (66.4%).
Qyteti aziatik i Macau (65.5%) dhe parajsa e Oqeanit Indian Maldivet (59.6%) ishin gjithashtu në listë.
Vitin e kaluar një në 10 njerëz punoi në industrinë e udhëtimeve dhe punë të lidhura me turizmin, duke kontribuar me 8.9 trilionë dollarë, ose rreth 10.3%, në ekonominë globale.
Në pesë vitet deri në 2019, sektori ishte përgjegjës për një në katër nga të gjitha vendet e reja të punës të krijuara globalisht.
Të dhënat gjenden në raportin e fundit të ËTTC mbi ndikimin ekonomik dhe të punësimit të udhëtimit dhe turizmit në 185 vende dhe 25 rajone gjeografike ose ekonomike.
Kjo ishte para se të goditej globi nga COVID-19. Ndërsa shumë destinacione të njohura mirëpresin përsëri vizitorë, por me kushte të rrepta kontrollesh, industria po vazhdon të humbë vendet e punës dhe të ardhurat. Dhe ekspertët thonë se më e keqja mund të vijë ende. /Forumi Ekonomik Botëror/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




