Qyteti i mendjes mund të të ndihmojë të imagjinosh dhe shijosh, qytetin mbi dhè
Tani është ajo kohë e vitit ku udhëtarët bredharakë e gjejnë veten në ndonjë shesh me diell, duke kundruar të mahnitur një monument të famshëm dhe duke pyetur veten se për cilën arsye shkuan deri aty. Trajtuar me arrogancë nga udhërrëfyesit turistike, të sulmuar nga shkopinj selfie-sh, këmbë të enjtura, të dehidratuar dhe të mbingarkuar, vizitori mund të harrojë shpejt se secili vend legjendar ia detyron famën, historive të rrëfyera rreth tij, po aq sa edhe punimeve prej guri rreth bulevardeve. Letërsia e mirë artistike mund të ngrejë kuptimin dhe mistikën e një vendi po aq fuqishëm sa çdo pallat apo muze. Merrni me vete apo shkarkoni një roman kyç me rrënjët në historinë dhe kulturën e destinacionit të pushimeve tuaja që mund t’jua zgjerojë atë çka ju rrethon në drejtime tilla, që asnjë broshurë apo listë online nuk mund ta bëjë.
Me siguri, shkrimtarët gjenialë krijojnë botët e tyre imagjinare, të cilat nuk do i gjeni kurrë në një hartë. Romanet e sugjeruar më poshtë bëjnë më shumë sesa kanalizojnë përvojën e qyteteve, krahinave apo një periudhe të caktuar. Ata krijojnë një mit që zgjat dhe që me kohën, mund të bëhet po aq pjesë e një materiali urban si rrugët apo sheshet. Qyteti i mendjes të ndihmon të imagjinosh dhe të shijosh qytetin me themel. Pushime të mbara dhe lexim të mbarë, gjithaq!
Paris
Viktor Hygo, Të Mjerët
Një pjesë e qytetit drithërues, të pistë dhe gëlues nuk ka ekzistuar kurrë: ai manipuloi gjeografinë dhe e bëri hartën t’i përshtatej subjektit. Shumë nga lagjet e varfra në romanin e pasur ishin shembur përpara apo pas shfaqjes së parë të librit (më 1862-shin). Por pjesa më e madhe e Parisit të shekullit të 19 –të, që Hygoi namatis, jo vetëm që qëndrojnë ende, por mbajnë stampën e pashlyeshme të këtij suksesi pionier dhe enciklopedik. Sa fjalëpërfjalshëm ashtu edhe metaforikisht, Hygoi eksploron ato “hoje të tuneleve të nëndheshëm” që rrjedhin nën sipërfaqen e shoqërisë së respektueshme. Nga ballot te barrikadat, nga tendat tek sallonet e ekspozitave, ai tregom sesi të gjithë organet e qytetit dhe të gjithë njerëzit e tij, ndërveprojnë. Epi i ndjerë i betejës së ish të dënuarit Zhan Valzhan “ për të qenë thjesht një njeri” në një shoqëri të shtrembëruar përfundon jo në një gjykatë apo në një demonstratë , por në kanalet e Parisit – “ ndërgjegjja e qytetit. ..”
Berlin
Alfred Döblin, Berlin Alexanderplatz
Sheshe ndërtimi, zonë lufte dhe parqe lojërash, kryeqyteti i Republikës së Vajmarit në fund të viteve ’20 pulson në këtë roman prej emocionesh, dekadence dhe rreziku.
Döblin ndjek fatkeqësitë e një hajduti të vogël, Franz Biberkopf , një vit pas lirimit të tij nga burgu.
Rezultati është një nga të parët dhe më të fuqishmit romane të jetës në një qytet të madh në epokën e bindjes dhe propagandës massive. Kryetituj, slogane, xhingla, fraza që mbërthejnë vëmendjen dhe e gjithë mbingarkesa verbale dhe pamore e metropolit modern, kombinohen me kërkesën e kotë të Franz-it për ta nxjerrë veten jashtë thellësive të botës së errët dhe të ecë në rrugën e drejtë. Ndërkohë që rrugeçërit e së djathës ekstreme bien në gjurmën e një të ardhmeje të tmerrshme për Gjermaninë, që më 1929 –ën, Döblin dhe lexuesit e tij me zor do e kishin imagjinuar. “Nuk ka arsye për dëshpërim”, premton rrëfimtari ndërsa rrugëtimi i Franz-it shkon drejt “fundit të vështirë, mizor dhe të hidhur”. Ah sikur…
Romë
Madame de Staël, Korina ose Italia
Një yll intelektual në epokën e Napoleonit, Germaine de Staël kishte aq ndikim, sa më 1814-ën dekkaroi se Europa mburrej me tri fuqitë më të mëdha: Anglia, Rusia dhe Madame de Staël. Korina, mes të tjerash, prezanton në fiction idenë e freskët të “nacionalizmit” dhe mban qëndrim për artin liberal dhe për gratë e pavarura – dhe për lirinë italiane. Heroina e Staël –it është një e famshme romane: një performuese poezish, e dashur për njerëzit e një qyteti përrallash, të cilin autorja franko-zvicerane e donte. Trashëgimtare e të gjithë gjenisë së Romës dhe Italisë, Korina bie në dashuri me një fisnik anglez. Lidhja e stuhishme lëviz nga Qyteti i Përjetshëm përqark qytezave kulturore të gadishullit ,evokuar aq pasur saqë libraritë dikur e mbanin këtë roman në raftet me guidat e udhëtimit. Mbi të gjitha i bën homazh krijimtarisë, lirisë dhe dashurisë.
Pragë
Bohumil Hrabal, I kam shërbyer Mbretit të Anglisë
Megjithëse nis në provincë dhe përfundon në pyje, kruevepra komike e Hrabal-it, qendërzohet në jetën e një hoteli të madh në Pragë. Ndjekim ecurinë avntureseke të antiheroit gojëmbël, Dite-s, nga një pastrues tavolinash në një kamarier e më pas një menaxher hoteli dhe pas rënies së tij, në një punëtor në pyje, Gjatë rrugës, atdheu i tij çek kërcen nga një republikë paralufte në një shtet vasal nazist, e më pas satelit komunist.
I pandreqshëm, cinik, sharmant, Dite, mbijetuesi i madh njëherazi josh dhe neverit ndërsa negocion jetën e varfër dhe luksove të Pragës në kërkim të ë mashtrimit të radhës, ujdisë së rradhës. Hrabal, një lord ironik i mosbindjes, u bë heroi gaztor i bashkatdhetarëve të tij çekë nën autoritetin Sovjetik. Komik, i hidhur, udhëtimi i këtij hajduti të Europës Qendrore ndjen joshjen, por llogarit koston e kompromisit me pushtetin.
Vjenë
Joseph Roth, Marshi i Radeckit
Kronika elegjiake e Roth-it ndjek fatin e një familjeje ndërsa Perandoria Habsburge rrëshqet drejt rënies. Tre breza të familjes Trotta vënë dhe e humbasin pasurinë mes 1850-ës dhe fillimit të Luftës së Parë Botërore. Ata mund të jetojnë në Moravi, Slloveni, apo në Ukrainën e ditëve të Sotme.
Por Vjena gjithnjë vepron si magnet për shpreat e tyre, burimi i pushtetit, banesa e kënaqësisë, qyteti i ëndrrave. Me gjithë tonet vjeshtarake, Marshi i Radeckit nuk është një libër vajtimi. Duke shkruar në fillim të viteve ’30, Roth gjen në kolapsin që afrohet raste të panumërta për komedi, satirë dhe lirikë. Ndërsa Perandori Franc Jozef shuhet, perandoria e tij multikulturore shkëlqen në muzg.
Përvijohen stuhi dhe katastrofa, por vrulli dhe stili i Roth-it thuajse na bind të gjithëve se qiejt para 1914-ës mbi Vienë dhe zotërimet e saj “nuk ishin kurrë diçka tjetër veç blusë”.
Moska
Mikhail Bulgakov, Mjeshtri dhe Margarita
Kur djalli mbërrin panjoftuar në Moskën e Stalinit, në petkat e një vepre të larmishme, i gjithë ferri hapet. Mendjemprehtë, pasi mësoi “të vizitojë këshillues nga përtej”, magjistari i famshëm professor Woland hedh magjinë e tij mbi kryeqytetin Sovjetik me ndihmën e një maceje që flet gjuhën e njerëzve dhe të një engjëlli të lig.
Ndërsa Woland budalleps qytetarinë, një autor disident – Mjeshtri – rrëfen historinë e Ponc Pilatit dhe dilemat e tij në një shoqëri të qeverisur nga pushteti arbitrar. Kjo Moskë, megjithatë, nuk është distopia monotone, por një karnavale e egër ku tirania nuk i ka mbyllur ende mendjet. I shkruar përmes viteve ’30 ndërsa autori i tij i patrembur u përball me censurë dhe më keq, ekstravaganza satirike e lirë e Bulgakovit nuk e pa dritën e ditës për afro 40 vjet. Me t’u botuar i plotë, megjithatë, i lavdishmi, kaos surreal i kësaj Moske e ktheu Mjeshtri dhe Margarita në një sensacion botëror.
Madrid
Camilo José Cela, Kosherja
Mes gjallërisë dhe larmisë, qytetet e spanjolle sot, vështirë se të kujtojnë se jo shumë kohë më parë ishin strukur nën padrejtësitë e vogla e të mëdha të diktaturës. Cela e shkroi Kosheren në fillim të viteve ’40 ndërsa Frankoja dhe regjimi i tij kërkuan ta shndërronin fitoren në Luftën Civile në një kontroll absolut. Me kastën e madhe të personazheve madrilenas, fijet e ndërthurura të subjektit, Kosherja tregon se qytetet e mëdha e ruajnë dinamikën edhe kur shtypja kërkon t’i mbyllë. Rezistenca e përditshme, megjithtatë, e atij lloji që e hasim në rrugë, parqe apo kafenetë e qytetit të Cela-s përballet me një betejë. Kosherja gumëzhin me energji të çmendur, ndërsa skena i hap rrugën një skene tjetër në një montazh kinematografik të përvojës urbane. Në këtë shoqëri të ngrirë, megjithatë, asgjë nuk mundet të ndryshojë vërtet. Me gjithë dehjen e këtij libri, kosherja e Madridit mbetet një burg.
Lisbonë
José Saramago, Viti i Vdekjes së Ricardo Reis
I vendosur në mes të viteve ’30, ndërsa autokracia e operas komike të Salazarit u mbajt në Portugali, Lisbona e këtij romani të viteve ’80 luhatet mes një kufiri të mjegullt mes realitetit dhe ëndrrës.
Karagjoz, i dëshiruar, satirik, madje mistik, Saramgo përkul spiraled e fjalive të tij gjarpëruese rreth gjendjeve të shpirtit dhe gjendjeve të shoqërisë. “Ricardo Reis” një emigrant që kthehet nga Brazili për të vdekur në portin e Tagut, është versioni i Saramagos mbi personazhin e krijuar nga një mjeshtër tjetër më i hershëm portugez, Fernando Pessoa. Ky Reis zhytet nëntë muaj në harresë në Lisbonë, aq në agoni dhe i padobishëm sa qyteti- sa Portugalia – vetë. Për të gjithë atmosferën spektrale, romani sjell një portret të mprehtë, shpesh komik të një kryeqyteti të rrëgjuar ndërsa ky burrë përpiqet të “modernizojë” vendin dhe njerëzit. E megjithatë, sërish Reis e gjen veten “duke pluskuar…në mes të oqeanit, as këtej as andej. Si gjithë pjesa tjetër e portugezëve.”
Stamboll
Orhan Pamuk, Libri i Zi
Ndërsa Turqia rrëshqet drejt pushtetit ushtarak të 1980-ës, një avokat i hutuar kërkon gruan e tij të humbur. Më pas një i afërm i tyre, një kolumnist i një gazete të famshme, gjithashtu zhduket. Heroi ynë, Galipi, niset me një pyetje mes labirinteve të Stambollit, metropol jo vetëm i njerëzve të humbur, por edhe I historive të harruara dhe ëndrrave të shuara. Ai bëhet një “detektiv stazhier” hetimet e të cilit zbulojnë sekretet, mrekullitë dhe turpet e qytetit të tij të lindjes. Njëherazi një rrëfenjë detektive dhe një hetim në memorie dhe histori, Libri i Zi ndjell në jetë me mjeshtëri artistike këtë qytet shtresash dhe legjendash. Pamuk i adhuron rrugët e qytetit të tij të lindjes, secila e mbushur me ngarkesë tunduese të së shkuarës Osmane, por gjithashtu tregon qytetin si një vend zie dhe lotësh , i mbështjellë me “ gunën e trashë të melankolisë”. Nostalgjia, malli dhe misteri bashkohen për ta bërë këtë, më të pasurin homazh të Pamuk-ut mbi Stambolin.
Kajro
Naguib Mahfouz, Trilogjia e Kajros
Tradita arabe letrare rrallë e ka përqafuar romanin në formën e tij “Perëndimore” përpara se Naguib Mahfouz të niste të shkruante . Megjithatë, nga fundi i 1940-ës, ai ishte në gjendje të prodhonte në arabishten e Egjiptit, një nga ciklet më madhështorë të shekullit. Trilogjia e Kajros e sheh qytetin e Mahfouz-it dhe epokën e tij, përmes syzeve të një sage familjare. Dhe çfarë sage! Arritjet dhe pengesat e familjes al-Jawad, një klan i pasur tregtarësh, njëherazi ilustrojnë dhe vënë në sfond lëvizjet e gjera të historisë. Përmes patriarkut Al-Sayyid Ahmad Abd al-Jawad, bashkëshortes së tij Amina dhe fëmijëve të tyre të zhurmshëm , rruga drejt lirisë – në çdo nivel – vihet në fokus. Po ashtu edhe forcat që e kundërshtojnë atë, nga sundimi gjysmë-kolonizator i Britanisë te kërkesat e zakoneve dhe besimit fetar.
Mahfouz, ndërkohë, e bën qytetin antik një protagonist në vetvete; një mozaik magjepsës i mitit, kujtesës dhe dëshirës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.