Në 24 orët që lam pas janë konfirmuar edhe 10 raste të reja me Covid-19. Rovena Daja nga ISHP bëri me dije se rastet e reja janë konfirmuar në Tiranë (3), Krujë(2), Shkodër(3) dhe Kamzë(2). Mjekja deklaroi se që nga fillimi i epidemisë në total janë 842 raste pozitive, ndërkohë 605 prej tyre janë të shëruar, ndërsa 206 persona janë aktiv me infeksionin.
“Në Spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 38 pacientë dhe vetëm 7 prej tyre janë në terapi intensive. Ministria e Shëndetësisë vazhdon të apelojë për qytetarët që të respektojnë distancimin fizik dhe higjienën personale,” deklaroi Daja.
Mjekja si çdo ditë theksoi për qytetarët që nëse kanë shenja të sëmundjes të telefonojnë numrin 127, në të kundërt nëse kanë nevojë për informacion, apo për këshillim psikologjik të telefonojnë në numrin 0800 40 40.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 96 raste
Krujë 69 raste
Shkodër 16 raste
Kamëz 8 raste
Kurbin 4 raste
Elbasan 3 raste
Fier 3 raste
Mirditë 2 raste
Berat 2 raste
Durrës 1 rast
Korçë 1 rast
Lezhë 1 rast
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




