Gazeta prestigjioze gjermane boton audiopergjime të reja nga dosja e Dibrës. Ashtu siç kishte paralajmëruar ‘Bild”, ka publikuar 10 përgjime të reja, në lidhje me blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017.
Në përgjimet e publikuara del edhe biseda mes ish-ministrit Damian Gjiknuri dhe ish-drejtuesit të PDIU-së në Dibër, Ymer Lalës, i denoncuar gjerësisht nga opozita. Ai ka mbledhur kartat e identitetit votuesve dhe flet nëse tja kthej prapë mbrapsht ose jo. Një tjetër përgjim rezulton se deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia flet me shefin e Policisë, Robert Aga dhe i kërkon atij që të promovohet. Në këto përgjime "Bild" e cilëson Ymer Lalën si bos të mafias. Ndërsa në përmendet emri i Ramës dhe nuk mungojnë as bisedat për tendera.
Përgjimi i parë
Bekim Krashi flet me shefin e Policisë së Dibrës, Robert Agën, së bashku me ministrin e asaj kohe Damian Gjiknuri.
Shefi i Policisë: Hë djalosh
Bekim Krashi: Ça keni bo, mër ça keni bo, se jeni duke e myt fare. Ahahah! Jeni duke e myt fare, s'jeni. Plus kudo jeni (me vota) Vetëm në një vend jeni minus 10. T'i nxjerr me letër pastaj, se i kam këtu.
Shefi i Policisë: Duhet të jenë 1 mijë plus. Poshtë 1000 nuk e pranoj!
Bekim Krashi: Ça fol me ça fol, ke fillu me prentedime të mëdhaja tani
Robert Ago: O shpirti i vëllait, po ti kujton se ata ishin budall që bënin ashtu si…
Bekim Krashi: Po prandaj donin të bënin rrëmujë ata, e dija atë punë. I thash komisionerëve mos u lodhni fare, janë të humbur (nuk kuptohet)
Robert Ago: O shpirti i vëllait dëgjo, ajo strategjia ime funksionon
Bekim Krashi: E di mo e di, ti e ke deklaruar se komisar politik, hahaha
Robert Ago: E ke Damian Gjiknurin aty
Bekim Krashi: Do të ta jap në telefon
Robert Ago: Jepja pak
Robert Ago: O shef. Mirëmbrëma
Damian Gjiknuri: Hë mo çfarë bën
Robert Ago: Si je
Damian Gjiknuri: Mirë tull, mirë fare
Robert Ago: S'pate dyshim tek unë
Damian Gjiknuri: Tërmet tërmet, i madh, ik mos fol shumë, hajt ciao të përshëndes.
Përgjimi i dytë, Qefalia flet me shefin e policisë
Xhemal Qefalia flet me shefin e Policisë së Dibrë, Robert Aga. I thotë atij se kanë folur për të promovuar si karrierë në polici. Në bisedë futet edhe ministri i asaj kohe Samir Tahiri i cili thotë mos "e çaj trapin" se e ke të rregulluar emërimin.
Xhemal Qefalia me Robert Agën
Xhemal Qefalia: Berti
Robert Aga: Hë më shoku im
Xhemal Qefalia: Ça të rruhet ty më burrë, të plasi b..tha ty, Flamuri (Noka) është i detyruar që të bëjë politikë, por do t'o themi ne nesër të mos e përmendi më atë.
Robert Aga: Jo me jo, ai le të vijë dhe të kontrollojë kur t'i dojë qejfi
xhemal Qefalia: Po ku ka e vlla, a e merr vesh ti, ato mundohen me u justfiku, a merr vesh ti se ça bëhet brenda PD, këto janë duke u zi me njëri-tjetrin. Mos u mërzit për këtë. Ça bërë ti?
Robet Aga: Jo unë të pata thënë ty, ma bini kartonin si Messi për Barcelonën edhe fitoni.
Xhemal Qefalia: E shikon e pra vlla, se të kishin vu ty atje e fitojshin ato.
Robert Aga: unë jam pjesë e PS nuk ndërroj për 1 milionë vjetë.
Xhemal Qefalia: Nuk e vë në dyshim këtë më vlla. Këtë e thashë mbrëmë aty te grupi, nuk e besojshit që ishim të mbrëmë se ishte grupi parlmaentar i PS. Nuk e besojshe ti se edhe ne ishim aty.
Robert Aga: Lërë, lëre e nuk thashë ndonjë fjalë tjetër, unë e dija që ishte Gjinkuri aty?
Xhemal Qefalia: Pse nuk e besojshe ti që ne ishim aty,
Robert Aga: Jo me jo, nuk e besojsha!
Xhemal Qefalia: Gramoz Ruçi ishte, Edi Rama gjithashtu dhe të gjithë ne ishim aty dhe po bisedojshim, në fakt edhe Damiani (Gjiknuri) foli shumë mirë për ty, gjithashtu edhe Blerina (Gjylameti) edhe i thashë: ai duhet të kalojë, i keni q* nonën e keni kalu andej, ai bo punë edhe këndej, i thash edhe atij, ai mund të bëjë shumë edhe këtu. I thash edhe Ulsit se mos kishte kundërshtim, i thash mua më bën punë edhe në Tironë ai, por puna është që edhe atje ku është i jep drejtim.
Robert Aga: Ishalla po më çojën nga Bulqiza
Xhemal Qefalia: Po e pra e të pushosh edhe ti
Robert Aga: Kam nevojë të pushoj pak sinqerisht
Xhemal Qefalia: Ikën ata?
Shefi i policisë Dibër: Po, po i përcolla
Xhemal Qefalia: Për drekë qenë?
Shefi i policisë Dibër: Jo mo nuk e di ça bënë hëngrën
Xhemal Qefalia: Drekë, drekë
Robert Aga: Mir o shef mirë
Xhemal Qefalia: Hajde o vëlla mos e ça trapin, do bëhet më e mira, mos u mërzit për atë. Ai ta tha ty mbrëmë, mos ashtu gjë me ata.
Robert Aga: Jo ai ma tha në ligjëratë të drejtë mua, ma shpërla gojën mirë
Xhemal Qefalia: Prandaj po them
Robert Aga: Mirë vëlla, hajde të përshëndes
Përgjimi i tretë
Robert Ago :O shoku im si je
Xhemal Qefalia: Ej jam me një tavoline ku ke qef me shku ti në Bulqizë a ?
Robert Ago:Po
Xhemal Qefalia :Ok hajt , cao . Jemi ketu me kryeministrin dhe ministrin
Robert Ago: Jo, unë ju garantoj tu jap sa t'iu dojë qefi
Xhemal Qefalia: Sepse mos bim atë arben keshin aty , si thu ?
Robert Aga: Po mirë më .
Xhemal Qefalia: Për kokë tate po …Do të dërgoj foto nga tavolina?
Robert Ago :Po më gjete nai dashnore , çi dua fotot
Xhemal Qefalia: Pse e mbylle, ja ta nxjerr icik ministrin se na cave bythën , foli. Ej foli içik ktij shefit të komisariatit Bert Agës.
Saimir Tahiri: Alo , o Bert.
Robert Aga: Mirmroma si je ?
Saimir Tahiri: Nuk shko kjo punë që ma jep Xhemali telefonin dhe të falenderoj unë ty. Nuk shkon kjo .
Robert Aga: Jo të lutem .
Saimir Tahiri: Nga pikpamja institucionale nuk shkon.
Robert Aga: Sinqerisht më ka gënjy
Saimir Tahiri: Megjithatë faleminderit shumë për angazhimin , je i madh.
Robert Aga: E kam detyrim
Saimir Tahiri: Jei madh , edhe mos e rruj k..in për atë që thonë ata se s'na e ha trapi për ata legena.
Robert Aga: Unë jam ushtari jot
Xhemal Qefalia: Ke të fala dhe nga Ulsiu. Foli pak Ulsiut
Ulsi Manja: Ku je mër vlla?
Robert Aga: Në Peshkopi ? Ç'bëni mo ?
Ulsi Manja: Hiç më me kryeministrin.
Robert Aga: Ej mu më duhet me shku pak atje .
Ulsi Manja: Ku mër ?
Robert Aga: Te Bulqiza po u ndrrum .
Ulsi Manja: Ne thomi për të shkosh për ma lart mër burrë .
Robert Aga: Mirë më mirë ju e dini , por unë kam qef dhe atë .
Ulsi Manja: Tani a do më dëgjosh mu , bisedo me Xhemalin se kët e kam si shefin e komisionit të sigurisë ne bëjm llafe të vish për ma nolt , për nai gjo ma të madhe se mu mduken gjona të vogla ato o miku im.
Robert Aga: Mirë, mirë…
Ulsi Manja: Mbaje me Xhemalin në koerent se këtë kemi organizu si kryetar komisioni .
Robert Aga: Xhemalin e kam pas vartës.
Ulsi Manja: Oo Xhemali I komosionit të sigurisë , e keni si shef sot dakort.
Robert Aga: Ai thotë jam ushtar I Bertit , Berti ka qenë komandati im.
Ulsi Manja: Në rregull në rregull.
Xhemal Qefalia: Hë mër ti se mça trapin mu, kush jam unë ?
Robert Aga: Ej po si ma nxjerr mu ministrin në telefon o koqe ?
Xhemal Qefalia: Po ti je shoku im, mos më çaj k..in mu , do të qis Ramën , ti folësh Ramës ?
Robert Aga: Po lëre o vlla tashi , shift ma bosh ato shkresën nga Bulqiza .
Xhemal Qefalia: Mos na çaj bythën tashi . a je shoku im ? Mos na çaj bythën..
Robert Aga:Unë ashtu kam qenë dhe do jem .
Xhemal Qefalia: Hajde vlla ciao ….
Përgjimi i katërt, Gjiknuri-Lala
Në këtë përgjim të katërt janë Gjiknuri dhe Lala, aty bisedohet për një rezultat zgjedhjes dhe që e cilësojnë si sukses,.
Ymer Lala: Hë mor zotëri.
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet! Tërmet i q…nanën.
Ymer Lala: Çfarë kemi bërë ne të dy.
Damian Gjiknuri: Tërmet!
Ymer Lala: Po më shkruante ai robi. I thashë a po fle gjumë. Tha jam habit me Selishtën dhe Luzninë (dy fshatra në Dibër). I thashë s'e paske njohur Damian Gjiknurin dhe mua nga afër.
Damian Gjiknuri: Hahahha Tërmet, tërmet!
Ymer Lala: Hajde, se mbaroi.
Damian Gjiknuri: I q…robtë. Doli llafi jot. Doli llafi jot me 1 mijë vota plus.
Ymer Lala: Me gjithë mend nuk më paske njohur nga afër.
Damian Gjiknuri: Edhe ti mua, edhe unë ty.
Përgjimi nr 5
Merr në telefoni nipi i Ymer Lalës, flasin për problemet e zgjedhjeve ku kamerat e Fiks Fare te Top Channel e kanë filmuar.
Elio Lale: O drejtor.
Ymer Lala: Hë mo drejtor.
Elio Lala: A po pushoje?
Ymer Lala: Po.
Elio Lala: Të mora në telefon se thashë të pyes a ta takojë atë Admirin, Admir Truke se dje te Fiksi kanë nxjerrë Nehatin kështu, kurse sot mund të dali video tjetër që është me lekë nëpër duar.
Ymer Lala: Uh.
Elio Lala: Edhe thashë të pyes a vepron policia, cfarë bën në qoftë se del.
Ymer Lala: Kur do e takoje?
Elio Lala: E takova, fola, ia mora Ejsit numrin.
Ymer Lala: Jo mo, s'quhet provë ajo!
Elio Lala: Po, kështu tha dhe ai "mos e rruaj k****".
Ymer Lala: Mirë hajt.
Elio Lala: Dukesh i lodhur.
Ymer Lala: Jam dërrmuar. Po më dhemb këtu Elio, në krah të djathtë në fund të shpinës, tek kockat.
Elio Lala: A more ndonjë nga ato që ke ti, advilat.
Ymer Lala: Advilat?
Ymer Lala: Po, pi nja dy.
Ymer Lala: Janë prap sonte videot ë?
Elio Lala: Mund të jetë video tjetër… (Nuk kuptohet)
Ymer Lala: Çfarë ishte ky, gabel?
Ymer Lala: Nga Sohodolli. Ai ishte i infiltruar, i përgatitur. E ndoqa sot, kanë ardhur e kanë marrë ato të Fiksit. E ndoqa deri në qosh po nuk mund ta kapja.
Ymer Lala: Të fiksit ë?
Elio Lala: Po, e morën ata me një Benz të zi.
Përgjimi i gjashtë
Imer Lala bisedon me një person i cili e infromon se një familje ka votuar për Sherefedin Shehun, kandidat i PD për Dibrën në zgjedhjet lokale në këtë qark.
Personi: O shef si të kam
Ymer Lala: Mirë
Personi: A je mirë
Ymer Lala: Mirë si je ti?
Personi: Kryetari i FRD-së me gjithë njerëzit e vet kanë votuar Serefedin Shehun
Ymer Lala: Jo nuk është e vërtetë
Personi: Ore, e verifikova tani, para 20 minutash
Ymer Lala: O ja q… robt e shpisë
Personi: Ja kontrollova unë se pata lënë një njeri aty. Kane qenë 5 veta duke votuar, të pestë për Sherefedin Shehun.
Ymer Lala: Edhe çuni i vet ë?
Personi: Po
Ymer Lala: Ja do ta mërrë në telefon atë halen, I thashë kur të shkosh atje te shtabi do takosh Remin dhe ne jemi për atë, i thashë e kupton shqipen, a jo? Më tha dhe Hasan Begu diç, shife njëherë atë m… tha.
Personi; E verifikova tani, para 20 minutash
Ymer Lala: O ja q… motrat
Person: Hajde mos e vrit mendjen, po ta thashë ta dije
Përgjimi shtatë
Imer Lala bisedë me një të panjohur, emri Ardi. Ato flasin me kode për paratë për zgjedhjet.
Ymer Lala: Hej Ardi,
I panjohur: O vëlla, një Basri Veseli, e njofim e kemi gjë?
Ymer Lala: Si?
I panjohur: Basri Veseli
Ymer Lala: Basri Veseli, po
I panjohur: E takova e takova po ska marrë gjë
Ymer Lala: Si s'ka kurrgjo
I panjohur: A i keni sjellë ndonjë kafe.
Ymer Lala: Po i kam mbaruar ato punë
I panjohur: Po i ke mbaru mo shoku por skanë shku ato punë
Ymer Lala: Po leri ato bq…
I panjohur: O shok (Nuk kuptohet)
Ymer Lala: Ri rehat se për atë vend ku është ai i ka çdo gjë në rregull
I panjohur: Mirë hajd hajd.
Ymer Lala: Ku je ti?
I panjohur: (Nuk kuptohet)
Ymer Lala: Çfarë ka ndonjë problem
I panjohur: Kurrgjo, atë nate smund e mora vesh
Ymer Lala: Huh?
I panjohur: Atë që e rrafën mbrëmë në Maqellarë a e more vesh?
Ymer Lala: Jo! Kush janë ata?
I panjohur: Po ku di gjë unë, kishin rrafë ça janë këta me kapuça të Flamur Nokës andej.
Ymer Lala: E po e shof në televizor
I panjohur: Ishin nja 4 a 5
Përgjimi tetë
Përgjimi numër 8 është një bisedë e përgjuar mes Imer Lalës dhe një personi që Bild i shkruan vetëm numrin e telefonit. Aty personi e pyet Imer Lalën nëse mund t'i japë kartat një personi që i përmend emrin si Shefki Xhura.
0682300268: Vlla
Ymer Lala: Çarë bëre
0682300268: Shefki Xhura, a t'ia jap ato kartat apo mos t'ia jap.
Ymer Lala: Jepja, jepja ..
0682300268: Qe, ok
Ymer Lala: Është kunati dhe gruaja se ai nuk është vetë
0682300268: Mirë, (Nuk kuptohet) T'ja jap kartën se jam kam mbajtur
Ymer Lala: Jepja, jepja
0682300268: Kam mbaruar punë me të unë, po a ti jap kartën them.
Ymer Lala: Jepjaaa!
Përgjimi i nëntë
Ministri Gjiknuri flet sërish me Ymer (Imer) Lalën në telefon. Gazeta gjermane Bild, e konsideron përgjimin nëntë si “bisedë midis Ministrit të Energjisë dhe bosit të mafies”.
Damian Gjiknuri: Çkemi!
Ymer Lala: A je duke ardhur pesë minuta apo si e ke punën?
Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde të pimë një kafe këtej.
Ymer Lala: Po, e pimë. Mund ta pimë një kafe. Kam mbledhur njerëzit këtu për të ndarë ekipet e monitorimin e tenderave. Mos u vono të lutem.
Damian Gjiknuri: Ok!
Përgijimi 10
Biznesmeni Imer Lala telefonon gruan dhe i thotë se do të shkojë në një zyrë të madhe. Më pas ka një telefonatë me vajzën dhe një person të panjohur ku i tregon se ka takuar Ramën.
Ymer Lala: : Rata, do të shkoj në një zyrë të madhe, a thua jam veshur mirë?
Gruaja: Mirë je.
Ymer Lala: Ma fut atë gjënë në karikim. Se do të iki.
Gruaja: E kam karikuar pa merak.
Ymer Lala: Kur do të dalësh ti?
Gruaja: Jam këtu tani.
Ymer Lala: Nga ora 11:30 nisem.
Gruaja: Në rregull.
Vajza: Po ti ku je, pse u çove nga kafja?
Ymer Lala: Në 10:30 kam një takim me atë robin (Edi Ramën). Do ti shkoj në zyrë, sa të dal do të bëj telefon se pastaj jam për Pogradec.
+++
Ymer Lala në telefonon me një tjetër person.
Ymer Lala: O zotëri ku je mor se ti rashë telefonit.
I panjohuri: E kam të mbyllur.
Ymer Lala: E ke mbyllur atë numër?
I panjohuri: E kam mbyllur njëherë përnjëherë, nuk kemi çfarë bëjmë.
Ymer Lala: Hej isha tek ai babloku i madh (Edi Rama) dhe tani dola. Isha me Qifin (Aqif Rakipi) qëparë, ti mos e rruaj leshin për asgjë.
I panjohuri: Unë ëë?
Ymer Lala: Do të vi atje unë sot dhe flasim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.