Ditët në vijim do t’i shihni ngado, ndaj nxitoni të keni në garderobën tuaj 10 modelet e këpucëve më në modë qe duhen me cdo kusht.
Atletet
Harrojini linjat minimale, të pastra dhe të hijshme, atlete më të njohura këtë vit, ju pëlqen apo jo, janë ato me ngjyra të zymta. Me pak fjalë, janë atletet me një gomë super të trashë, super-rezistente dhe me një dizajn të mrekullueshëm si sitili i viteve 90-të. Një domosdoshmëri e vërtetë!
Këpucë-sandalet
Një lloj plotësisht i ri, këpucë-sandalet janë thelbi rehatisë dhe përsosmërisë. Vjen modeli i mrekullueshëm i Dior slingback me logo të qëndisur në rripin e tyre.
Cizmet e bardha
Në dimër na i fituan zemrat, ne pranverë janë një aleat i cmuar për një pamje sa më joshëse. Cizmet prej lekure të bardha mund të përshtaten si me një veshje serioze, ashtu edhe me një palë xhinse. E lehtë apo jo?
Këpucët kadife
Nuk mund të na braktisin me ardhjen e pranverës. Këto këpucë rinovohen nga viti në vit me nuanca delikate dhe më pak janë ato në ngjyrë të errët. Këpucët e hapura me pjesë të tejdukshme dhe me fjongo në mes janë ndër më të kërkuarat të Valentino-s.
Këpucët balerina të qëndisura
Cfarë pasioni! Ka shumë ndryshime në këtë sezon të ri, këto këpucë mund t’i gjejmë prej lëkure ose pëlhure, madje edhe me pjesë pellushi.
Sandalet me platformë
Fitimi i centimetrave të çmuara në lartësi pa shkatërruar këmbët, ky është misioni i këtyre sandaleve me platformë, të cilat nuk janë bërë vetëm për këtë qëllim, por edhe për të kombinuar rehatinë dhe magjepsjen.
Çizmet me qafë pëlhure elastike
Kjo tendence ka shpërthyer në pak muaj, duke prekur lloje të ndryshme këpucësh. Janë për t’u adhuruar këpucët prej lëkure që kanë në përbërje edhe pëlhure elastike me një logo në pjesën më të dukshmë të tyre. Janë kaq të bukura!
Pupa lëkure
Gati për fundjavat e para në plazh? Me pupat prej lëkure të Chanel edhe pamja për në plazh merr një stil unik.
Këpucë me qafë të lartë
Ato nuk mund t’i mungonin listës së këpucëvë më në modë. Mund të jenë prej lëkure ose kamoshi. Nëse nuk i keni blerë në dimër, me siguri do t’i bëni pjesë të garderobës suaj në verë.
Sandale bizhu
Mbrëmjet e vecanta verore do të bëhen më speciale me një pale sandale bizhu në këmbë, që kanë takë të plotë, kapëse metalike dhe gurë me ngjyra të ndryshme në rripin e tyre rreth këmbës.
New method to detect falsified medicines
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.