Të gjithë e dimë se sa individuale është shija kur vjen puna tek aromat e parfumeve. Një parfum që mund të jetë i preferuari për dikë, mund të mos i pëlqejë fare dikujt tjetër.
Kjo ndryshon edhe gjeografikisht. Aromat e tuberozës dhe jaseminit janë super të njohura në Indi, por në Lindjen e Mesme parfumi i Oud mbretëron pa dyshim. E megjithatë ka disa aroma për të cilat bota duket se është në një mendje.
Kur bëhet fjalë për aromën më të shitur në botë, ka disa kandidatë siç mund të jenë Chanel No.5, Thierry Mugler Angel, ose ndoshta edhe Marc Jacobs Daisy. Por gjithsesi nuk është asnjë nga këto.
Parfumi më i shitur në mbarë botën është në fakt një aromë për meshkuj. Një shishe me Dior’s Sauvage shitej çdo tre sekonda në vitin 2021, duke e bërë atë parfumin më të shitur në kategorinë e meshkujve dhe femrave.
Kjo është hera e parë që një aromë për meshkuj zë vendin e parë në mbarë botën. Megjithatë, që nga fillimi i parfumit në 2015, ai ka parë sukses të vazhdueshëm globalisht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



