Njerez

Antonio, foshnja që lindi i pastrehë

Antonio lindi rreth orës 12:29 në një ditë të ngrohtë gushti. Ai kishte një lëkurë të purpurtë, peshonte pesë kilogram dhe ishte dymbëdhjetë centimetra i gjatë. Ndërkohë që shtrinte këmbët e tij të vogla, stafi i spitalit nxitonte për ta pastruar, që ta çonte te nëna e tij. Mbasi e pastruan, lëkura e tij u kthye në ngjyrë kafe të mbyllur. Gjatë gjithë kohës qante dhe nuk dinte asgjë për botën që e rrethonte.

Ekziston një pamje e të pastrehëve e ngulitur në perceptimin e publikut si, njerëzit e vetmuar, duke lypur në një trotuar ose njerëzit e tjerë që flenë nëpër kartonë, por popullsia më e madhe në sistemin e të pastrehëve të qytetit të Nju Jorkut janë fëmijët nën moshën gjashtë vjeç.

Edhe pse të vegjël, fëmijët e porsalindur i vënë familjet përballë një sfide shumë të madhe. Lindjet e tyre janë një përgjegjësi e madhe, jo vetëm për kujdesjen por edhe për strehimin.

Allyson Crawford, shefi ekzekutiv i “Room to Grow”, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon prindërit e varfër, thotë se grupmoshat e pastreha që hasen më shumë në organizatën e tij janë fëmijët nën moshën gjashtë vjeç.

Qyteti i Nju Jorkut ka një listë të shkaqeve zyrtare, pse njerëzit mbesin të pastrehë dhe në krye të saj janë mosmarrëveshja dhe dhuna në familje.

Çifti Sanchez

Kur një grua mbetet shtatzënë, papritmas apartamenti me dy dhoma gjumi që ndan me familjen e saj bëhet shumë i vogël. Duke u përballur me përgjegjësinë e një foshnjeje të porsalindur, ajo bie pre e faturave që duhet të paguajë. Tensioni dhe diskutimet rriten dhe për këtë arsye shpeshherë femrat bëhen viktima të dhunës.

Steven Banks, komisioneri i shërbimeve sociale në New York, thotë se foshnjat e porsalindura janë shpesh pikë kthese për familjet në prag të humbjes së një shtëpie të përhershme.

Antonio, ishte një nga 11.234 fëmijët e tjerë nën moshën gjashtëvjeçare që jetonin në një sistem strehimi; sistem që kishte nën mbikëqyrje rreth 60.000 njerëz.

Në vendin e strehimit në Broklin, familja e tij qëndronte në një apartament që më përpara kishte shërbyer si studio, me kuzhinë, një dhomë gjumi dhe banjë të vogël. Motra dhe vëllai i tij flenë në krevat marinari ndërsa prindërit Shimika dhe Toni Sanchez flenë në dysheme.

Gjatë shtatzënisë 34-vjeçarja Shimika kishte hasur vështirësi dhe ishte diagnostikuar me anemi, një gjendje që mund të shkaktojë rrezikun e presionit lartë të gjakut dhe mund të jetë fatale për nënë dhe fetusin. Burri i saj ishte një ish i dënuar dhe kishte vështirësi për të gjetur punë që paguhej mirë. Mungesa e parave është një gjendje stresuese për nënat e pastreha dhe disa studime kanë treguar se gratë shtatzëna të pastreha përjetojnë depresionin në nivel të lartë.

Një studim në vitin 2011, i botuar në revistën e Akademisë Amerikane të Pediatrisë mbi të pastrehët në qytetet e mëdha, tregoi se foshnjat e lindura nga nënat e pastreha kanë rrezikshmëri më të lartë për t’u prekur nga sëmundje të ndryshme. Fëmijët fillojnë të tregojnë probleme të shenjave emocionale që në 18 muajt e parë të jetës së tyre. Ata gjithashtu janë të predispozuar  të shkojnë më pak në kontrollet mjekësore rutinë, përfshirë edhe vaksinimet.

Shimika Sanchez dhe foshnja e saj

Agjencitë e qytetit kanë filluar të përballen me këtë problem. Zyrtarët kanë ndërmarrë hapa për të rritur ndërgjegjësimin e njerëzve, duke i nxitur që të fitojnë të ardhura. Ata gjithashtu kanë krijuar një pyetësor për të vlerësuar peshën e lindjes dhe shenjat e vonesës së zhvillimit  tek të gjitha foshnjat që janë regjistruar si të pastrehë. Robin Hood, nga organizata  “Bamirësia Kundër Varfërisë”, po udhëheq dy programe pilotë të përqendruar në luftën kundër depresionit të grave mbas lindjes dhe nxitjen e lidhjes mes nënës dhefëmijës.

Znj.Sanchez tha se e vetmja gjë që mendonte gjatë vizitave të shumta ishte strehimi i familjes së saj. Apartamenti i tyre ishte shkatërruar nga Uragani Sandey dhe mbas qëndrimit për disa muaj në një hotel, ku qiranë e paguante Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave Federale, familja Sanchez kishte ngelur pa shtëpi. Orët e lindjes ishin një përzierje lumturie, zemërimi dhe trishtimi. Të gjithë familjarët e saj ishin aty për t’i dhënë kurajë.

Burri i saj Toni shprehet se falënderonte zotin që gjithçka shkoi mirë dhe dy ditë mbas lindjes së foshnjes, ata shkruan në shtëpinë që i kishte caktuar qeveria. Ndërkohë që Antonio flinte mes dy jastëkëve në krevatin e madh, znj.Sanches nisi të pastronte edhe pse gjendja e saj shëndetësore nuk ishte e mirë. Ajo përkundte foshnjën e saj derisa e zuri gjumi dhe tha se brenda një muaji duhet që të gjente punë diku.

“Do të sigurohem që përpara se foshnja ime të bëjë njëvjetorin e tij, të largohemi që këtu. Ne do ia dalim së bashku,” shtoi ajo. /TheNew York Times


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë