Motosport

Zyrtarizohet MotoGP 2026

22 gara në 5 kontinete për një sezon. MotoGP prezantoi kalendarin e vitit 2026 që starton në Shkurt dhe përfundon në Nëntor. Brazil kthehet në aktivitet në një treg të stabilizuar tashmë. Goiania do të presë raundin e dytë në fundin e Marsit përpara se MotoGp të spostohet drejt Veriut, në Austin, Teksas. Nga dritat e natës të Lusail, eventi transferohet në Jerez për kthimin në Europe me garat në Francë, Barcelonë dhe Mugello. Red Bull Ring e pret MotoGp në Shtator ndërsa Brno është afruar në Qershor përpara vizitës së dytë në “Balaton Park” të Hungarisë.

Gara e fundit përpara pushimeve do të jetë në Sachsenring të Gjermanisë. Në fillimin e Gushtit, kthimi bëhet në Silverstone që ndiqet nga “MotorLand Aragon” në datat 28 dhe 30 Gusht. Motegi e kthen eventin në Japoni në datat 2 dhe 4 Tetor përpara transferimit në ishullin Lombok për “Grand Prix of Indonesia” në Mandalika. 7 ditë më pas Australia dhe Malajzia njëra pas tjetrës mbyllin muaj Tetor në “Phillip Island” dhe “Sepang”. Në fund do të garohet në Algarve dhe Valencia për një sezon që si zakonisht pritet të ofrojë emocionet e një sporti të jashtëzakonshëm mbbi Tokë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë