Taksa

Zyrtarizohet marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali, përfitojnë 200 mijë shqiptarë

Nga Gazeta ‘SI’ – Nga sot (1 korrik) marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë ka hyrë zyrtarisht në fuqi, duke sjellë një lehtësi të madhe për qindra mijëra qytetarë shqiptarë dhe italianë që kanë punuar në të dy vendet.

Të gjithë qytetarët mund të bashkojnë periudha e sigurimit në të dy shtetet në mënyrë që të mos humbasin asnjë kontribut, pavarësisht kohës dhe vendit ku janë hedhur. Nëse një shqiptar aplikon në Itali për lidhjen e pensionit, do të jenë institucionet italiane që do të shkëmbejnë informacion me institucionet shqiptare për të bashkuar periudhat e sigurimeve të personit.

Nga kjo marrëveshje mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet apo sigurimet për papunësinë. Po të njëjtat përfitimi i kanë edhe afro 4 mijë italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Sipas vendimit të senatit Italian, kostoja për pensionet e shqiptarëve në vitin 2025, përllogaritet në 51.6 milionë euro dhe deri në vitin 2032 përllogaritet të arrijë në 270 milionë euro.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë