Motosport

Zyrtarizohet kalendari i Formula 1 për sezonin e ardhshëm

Formula 1 dhe FIA njoftuan kalendarin për “2026 FIA Formula One World Championship” që për pilotët dhe skuadrat do të jetë një tjetër sezon prej 24 garash me rregulla të reja teknike dhe karburant 100% të pastër. Fillon me “Australian Grand Prix” në fundjavën e 6-8 Marsit dhe përfundon në “Abu Dhabi Grand Prix” në data 4-6 Dhjetor. Komuniteti i F1 do të vazhdojë të vizitojë 5 nga 7 kontinentet e Botës gjatë sezonit. Meqënëse muaji i Ramazanit gjatë vitit të ardhshëm është mes Shkurtit dhe Marsit, garat në Bahrein dhe Arabinë Saudite do të zhvillohen në muajin Prill.

Bien në sy përmirësime gjeografike përfshi “Canadian Grand Prix” që ndjek Miami-n duke krijuar lehtësi për zhvendosjen e skuadrave nga një event tek tjetri. Ndryshim që konsolidon garat në Evropë, duke filluar nga Monako në 5-7 Qershor dhe përfunduar në Spanjë ku Madridi do të debutojë në kalendarin e F1 nga 11-13 Shtator. Më pas kampionati do të kthehet në Azi me “Azerbaijan & Singapore Grands Prix” përpara 3 garave rradhazi në kontinentin amerikan që iu lënë vendin Las Vegas-it, Katarit dhe Abu Dhabi-t për uljen e siparit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë