FIFA ka zyrtarizuar vazot për shortin e Botërorit të Katarit, që hidhet nesër në Doha, në orën 18:00. Katër vazot janë ndarë në bazë të renditjes së FIFA-s, ku bashkë me Katarin, kokë e grupit A si vend organizator, në vazon e parë bëjnë pjesë edhe Brazili, Belgjika, Franca, Argjentina, Anglia, Spanja dhe Portugalia.
Yjet e futbollit botëror, Lionel Mesi, Nejmar dhe Kristiano Ronaldo, do të jenë koka grupi me kombëtaret e tyre. Në vazon e dytë bëjnë pjesë skuadra shumë të forta, si Gjermania, Holanda, Danimarka, Kroacia, Zvicra, Uruguai, Meksika dhe Amerika.

Në short do të jenë edhe tre X-e, që përfaqësojnë kombëtaret që do të dalin nga ndeshjet shtesë të qershorit (Uellsi, Skocia ose Ukraina; Kosta Rika ose Zelanda e Re; Peruja, Australia ose Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe që do të vendosen në vazon 4, atë të skuadrave teorikisht më të dobëta.
Sipas rregullave, nëse në një grup janë dy skuadra europiane, në të nuk lejohet të bjerë edhe fituesi i “Play off”-it mes Uellsit dhe Skocisë ose Ukrainës.
Ndarja e vazove
Vazo 1 — Katar, Brazil, Argjentinë, Francë, Portugali, Spanjë, Angli, Belgjikë.
Vazo 2 — Holandë, Meksikë, Danimarkë, Gjermani, Zvicër, Uruguai, Kroaci, Amerikë.
Vazo 3 — Japoni, Serbi, Poloni, Koreja e Jugut, Marok, Tunizi, Senegal, Iran.
Vazo 4 — Kamerun, Kanada, Arabia Saudite, Gana, Ekuador, fituesi i Skocia/Ukrainë-Uells, fituesi i Kosta Rika-Zelandë e Re, fituesi i Peru-Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




