Ka ndodhur

Zyrtarët e Postës në Divjakë vjedhin paratë e pensionistëve

Gazeta Si – Dy punonjës të Postës Shqiptare të Divjakës në Lushnjë, janë arrestuar, pasi kanë vjedhur lekët e pensioneve të qytetarëve.

Policia thotë se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë falsifikuar dokumentet dhe shuma që arritën të vidhnin ishte 270 mijë lekë.

Punonjësit e Postës të arrestuar, janë 25-vjeçari Endri Lazi me detyrë përgjegjës i Zyrës Postare Divjakë, si dhe 56-vjeçari Gëzim Murrizi.

Ata akuzohen për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë