Nuk ka dyer të mbyllura! Lega Serie A ka vendosur: pesë ndeshjet që duhet të ishin luajtur me dyer të mbyllura do të shtyhen në datën 13 maj, mes tyre sfida Juventus-Inter.
Edhe Milan-Genoa të luhet në datën 13 maj 2020. Finalja e Kupës së Italisë do të programohet për ditën e mërkurë 20 maj 2020. Ndeshjet e tjera që do të shtyhen për datën 13 maj janë, Parma-Spal, Sassuolo-Brescia dhe Udinese-Fiorentina.
Deklarata:
“Duke pasur parasysh situatën në të cilën dhe për të mbrojtur shëndetin dhe sigurinë publike; Presidenti Lega Serie A njofton se pesë ndeshjet të programuara për tu luajtur me dyer të mbyllura do të shtyhen: Juventus-Inter, Milano-Genova, Parma-Spal, Sassuolo-Brescia, Udinese-Fiorentina. Data e rikuperimit të ndeshjeve të lartpërmendura është caktuar për të mërkurën në 13 maj. Si pasojë e kësaj ndeshja finale e Kupës së Italisë do të zhvillohet në 20 maj”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




