Futboll

Zyrtare, Rusia përjashtohet edhe nga kualifikueset e Euro 2024

Gazeta Si – Ishte një lajm që pritej, tani ka marrë edhe formë zyrtare. Pasi u përjashtua nga Botërori dhe Liga e Kombeve, Rusia nuk do të marrë pjesë as në kualifikueset e Euro 2024. Një sanksion ky për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Federata Ruse e Futbollit ka zyrtarizuar gjithcka me anë të një komunikate, ku shkruan: “Kombëtarja ruse nuk do të marrë pjesë në shortin e kualifikueseve të Europianit 2024, që do të hidhet më 9 tetor në Frankfurt.

Kombetarja ruse para nje ndeshjeje. Gazeta Si, 20 shtator 2022

Arsyeja ka të bëjë me vendimin e UEFA-s të shkurtit të kaluar për ndalimin e pjesëmarrjes të skuadrave kombëtare dhe klubeve ruse në kompeticionet e saj deri në një vendim tjetër. Ky vendim është çuar nga Federata Ruse në KAS-in e Lozanës, që në korrik e hodhi poshtë rekursin.

Federata është në pritje të vendimit të argumentuar të KAS-it dhe më pas do të ndjekë hapat e tjerë të kuadrit juridik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë