Para

Zyrtare/ Qeveria i kalon 1 miliardë lekë Mira Muratit për të financuar startup-in me Inteligjencë Artificiale

Nga Gazeta ‘SI’ – Me vendimin e sapopublikuar në Fletoren Zyrtare, qeveria ka miratuar ndërhyrjen e parë në buxhetin e vitit 2025.

Ndryshimi miraton transferimin e 1 miliardë lekëve për startup-in e Mira Muratit, “Thinking Lab Machine”, me qëllim pjesëmarrjen e qeverisë shqiptare në këtë projekt. Paratë do t’i kalojnë fillimisht Korporatës së Investimeve Shqiptare, e cila do të përfaqësojë palën e shtetit shqiptar në këtë ortakëri.

Pak ditë para zgjedhjeve, kryeministri Edi Rama u shpreh se i ka bërë një kërkesë të tillë Mira Muratit, për të bërë shtetin ortak të një kompanie të Intelgjiencës Artificiale, me qëllimin e implelmetimin të kësaj teknologjie edhe në procesin e integrimit në BE.

“Ka ardhur koha që të hyjmë nëpër kompani, që shteti të futet të financojë dhe të përfitojë. Siç fola me Mira Muratin, i thashë që a është e mundur që të futemi edhe ne. Më tha patjetër. Më tha se janë tre shtete që më kanë bërë ofertën. Ka ardhur koha që të hyjmë në këtë lojë, se edhe në rastin tonë me kompanitë tona, edhe start up-i është i mirë për të ndihmuar në fazën A kur tjetri s’ka asnjë gjë dhe vetëm një ide. I thashë që do ta ndihmosh Shqipërinë të futet në BE? Kujtoi se po bëj humor. I thashë e kam seriozisht. I thashë mesa kuptoj unë se ti mund të na ndihmosh të futemi në BE më shpejt. Pjesa që ti s’ke nga ikën fare me BE është merr 250 mijë faqe, ktheji dhe silli këtej. Edhe ne kështu ishim përgatitur, të gjithë vendet kur fillojnë negociatat bëjnë një ushtri me përkthyes. E dyta i thashë do ta ndihmosh Shqipërinë të luftojë korrupsionin? I thashë prokurimet” ,tha Rama atëherë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë