Tani është zyrtare, Christophe Galtier nuk është më trajner i Paris Saint-Germain, as në kontratë. Këtë e bën të ditur vetë PSG përmes kanaleve të veta të komunikimit. Në orët në vijim do të zyrtarizohet emërimi i Luis Enrique-s
“Kontrata u ndërpre, falënderimet dhe urimet më të mira nga klubi shkojnë për Galtier dhe ndihmësit e tij, Thierry Oleksiak dhe Joao Sacramento,” shkruhet në njoftim.
I mbërritur te Paris Saint-Germain më 5 korrik 2022, Christophe Galtier e nisi këtë përvojë duke fituar Superkuën e Francës më 31 korrik 2022, teksa mposhti Nantes 4-0 në Tel Aviv.
Një javë më vonë, PSG fitoi 5-0 në Clermont, duke marrë kryesimin e kampionatit për të mos e lëshuar deri në fund, duke shënuar një rekord për futbollin francez.
Paris Saint-Germain fitoi titullin e 11-të të Ligue 1 nën komandën e tij, duke u bërë klubi më me shumë trofe kampioni në historinë e kampionatit francez. (Supersport)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




