Shendet

Zyrtare/ Pfizer: Tre vaksina neutralizojnë variantin e ri “Omicron”

Kompanitë, Pfizer dhe BioNTech njoftuan më 8 dhjetor se tre doza të kësaj vaksine vkundër COVID-19, treguan që gjenerojnë efekte neutralizuese kundër variantit të ri, Omicron.

Ky përfundim u nxor pas testimeve intensive që kompania bëri në laborator.

Në njoftimin e parë zyrtar nga prodhuesi i vaksinës lidhur me efikasitetin e vaksinës së saj kundër Omicronit, BioNTech dhe Pfizer njoftuan se dy doza të vaksinës rezultuan që kanë më pak efekt në neutralizimin e antitrupave, por me dozën e tretë të vaksinës, vërehet rritja e efikasitetit.

Rezultatet janë preliminare derisa gjetjet janë përshkruar vetëm në një komunikatë për media. Kompania mes tjerash shtoi se nëse është e nevojshme, vaksinat që do të kishin për bazë variantin Omicron do të mund të ishin gati deri në mars 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë