Futboll

Zyrtare/ Ndryshon programi i Botërorit të Katarit, starton më 20 nëntor

Gazeta Si – Ndryshon zyrtarisht programi i Botërorit të Katarit, që do të zhvillohet në nëntor-dhjetor. Komiteti i presidencës së FIFA-s ka vendosur ta pranojë në unanimitet kërkesën e organizatorëve për ta afruar një ditë fillimin e kompeticionit.

Ndeshja inauguruese nuk do të luhet më 21 nëntor mes Senegalit dhe Holandës, por më 20 nëntor mes Katarit dhe Ekuadorit. Është afruar edhe ceremonia e hapjes, që do zhvillohet para ndeshjes së parë.

Foto ilustruese. Botërori i Katarit afrohet një ditë. Gazeta Si, 11 gusht 2022

Pro kërkesës së Katarit kanë votuar edhe presidentët e skuadrave të prekura, Alejandro Dominguez i Conmebol, ku bën pjesë Ekuadori, si dhe Aleksander Ceferin i UEFA-s, ku bën pjesë Holanda.

Ndryshimi garanton vazhdimësinë e një traditë të gjatë, ku ndeshjen e parë e luan skuadra vendëse, ose ajo fituese në fuqi e trofeut të Kupës së Botës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë