Ngjarje

Zyrtare/ Ilir Proda largohet nga Policia, e zëvendëson Sokol Bizhga

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria ka miratuar largimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda. Me firmë të Edi Ramës, kompetencat e drejtimit të Policisë së Shtetit, i kanë kaluar Sokol Bizhgës.

Tanimë, pritet që Ministria e Brendshme të hapë menjëherë garën për Drejtorin e ri.

Ligji parashikon që kandidati duhet të plotësojë kriteret e karrierës policore, integritetit dhe sigurisë, ndërsa emërimi final bëhet sërish me vendim të Këshillit të Ministrave.

Sipas mediave në vend, Proda u largua nga detyra pas dështimit në sigurimin e rendit gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e 28 shkurtit. Opozita, shpeshherë e ka akuzuar atë si bashkëpunëtor të krimit të organizuar dhe se ka vepruar për “llogari” të disa kontigjentëve kriminalë, përfshirë Ergys Agasin


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë