Formula 1 nuk do të garojë më në Rusi. Drejtuesit e saj kanë bërë me dije se e kanë prishur kontratën me organizatorët e Çmimit të Madh, kështu që nuk do të ketë garë as në Shën Pjetërburg, që ishte parashikuar nga 2023-shi në 2025-ën.
Nuk ka më garë në Soçi dhe as në cirkuitin e ri të Igora Drive për tri vitet e ardhshme. Vendimi është marrë nga drejtuesit e Formulës 1, bashkë me skuadrat pjesëmarrë në Botëror, pas pushtimit të Ukrainës nga Putini.

Për të zëvendësuar garën e Rusisë, në kalendar më 22 shtator, alternativat janë Losail, Portimao dhe Stambolli, por vendimi përfundimtar nuk është marrë ende. Formula 1, ashtu si gjithë sportet e tjera, në këtë moment është distancuar nga Rusia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




