Esin Hakaj rikthehet te Vllaznia. Pas 5 vitesh shtegtim mes Partizanit, Teutës e së fundi në Turqi, mbrojtësi i majtë 24-vjeçar ka pranuar ofertën e klubit ku u rrit e u formua si futbollist dhe do të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Thomas Brdaric.
Lajmin e bëri të ditur vetë klubi kuqeblu në rrjetet sociale, ku zbuloi se nesër do të bëhet edhe prezantimi zyrtar i futbollistit, ku do të mësohen edhe detajet e bashkëpunimit mes palëve.
Hakajt i përfundoi kontrata me partizanin dhe u transferua si lojtar i lirë te Samsunspor në Ligën e Parë turke, por ndryshimi i trajnerit atje, bëri që futbollisti të dilte jashtë planeve pa luajtur ende asnjë ndeshje zyrtare.
Në këtë mënyrë palët vendosën të ndërpresin me marrëveshje bashkëpunimin dhe Hakaj u rikthye sërish në Kategorinë Superiore, ku mes ofertash të shumta, zgjodhi t’i bashkohet klubit të tij të zemrës, Vllaznisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.