Gazeta Si – “McLaren Racing dhe Daniel Riçardo kanë rënë dakord që piloti të largohet nga skuadra në fund të sezonit 2002”. Me këto fjalë skuderia angleze ka njoftuar në profilin e saj Tuiter ndarjen me pilotin australian.
Kontrata mes palëve, që skadonte në 2023-shin, është ndërprerë para kohe me konsensus. Skuadra e Formulës 1 nuk e ka bërë ende të ditur se kush do ta zëvendësojë Riçardon, por me shumë mundësi do të jetë australiani tjetër, Oskar Piastri.
McLaren Racing and Daniel Ricciardo have mutually agreed that Daniel will leave the team at the end of the 2022 season.
— McLaren (@McLarenF1) August 24, 2022
The team thanks Daniel for his dedication and contribution, including that memorable win in Monza. We look forward to finishing the season strongly together.
Daniel Riçardo u bashkua me McLaren Racing në 2021-shin dhe e mbylli sezonin në vend të 8-të, me 115 pikë. Por ai kontribuoi për vendin e 4-t në renditjen e konstruktorëve për skuderinë angleze.
“Skuadra e falënderon Danielin për kontributin e tij, ku veçohet ajo fitore e paharrueshme në Monza”, – shkruan skuderia angleze.
“Ishte privilegj të isha pjesë e familjes McLaren Racing dy sezonet e fundit. Pas disa muajsh bisedime me Zak e Andreas, kemi vendosur ta mbyllim bashkëpunimin në fund të sezonit. Jam krenar për punën që kam bërë te McLaren”, – ka thënë piloti australian.
— Daniel Ricciardo (@danielricciardo) August 24, 2022
Riçardo ka marrë pikë katër herë këtë sezon, në Australi (vendi i 6-të), në Azerbajxhan, Austri dhe Francë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




