Motosport

Zyrtare/ Audi futet në Formula 1 me Sauber: Projekt ambicioz!

Gazeta Si – Tani është zyrtare. Audi ka zgjedhur skuadrën Sauber për të hyrë në Formula 1 në vitin 2026. Lajmi ishte i pritshëm, sidomos pas braktisjes që Alfa Romeo i bri skuadrës zvicerane.

Kompania e njohur gjermane ka zyrtarizuar blerjen nga ana e Audit të një pjese të aksioneve të ‘Sauber Group’, por pa i specifikuar kuotat në maxhorancë apo jo. Fin Rausing, president i ‘Sauber Holding’, e ka mirëpritur Audin:

“Është e qartë se të dyja kompanitë ndajnë të njëjta vlera dhe të njëjtin vizion. Mezi presim të arrijmë objektivat tona të përbashkëta me një partner të fortë dhe të suksesshëm”, – tha ai.

Olivier Hofman, një nga drejtuesit e Audit. Gazeta Si, 26 tetor 2022

“Partneriteti mes Audit dhe ‘Sauber Motorsport’ është një hap i rëndësishëm për skuadrën tonë, – ka thënë Frederik Vaseur, – që do të na mundësojë të vazhdojmë të afrohemi me rreshtat e parë në start.

Të jemi skuadra zyrtare e Audit nuk është vetëm një nder, por edhe përgjegjësi e madhe, si dhe një opsion i mirë për të ardhmen. Jemi besimplotë se mund ta ndihmojmë këtë kompani të madhe të arrijë objektivat që ka fiksuar për projektin e ti në Formula 1”.

“Jemi krenarë që bashkohemi me një partner kaq ekspert dhe kompetent për projektin tonë ambicioz në Formula 1”, – pohon Oliver Hofman, pjesëtar i këshillit për zhvillimin teknik të AUDI AG. “E njohim mirë Sauberin, strukturën e tij, ndaj dhe jemi të bindur se së bashku do të bëjmë një skuadër shumë të fortë”, – ka shtuar Hofman.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë