Politike

‘Zyrat janë shumë të vogla… nja 600 m2’. Begaj i qahet ‘Erdit’: Na duhet një ndërtesë tjetër … (video)

Nga Gazeta ‘Si’- Pas mbarimit të ceremonisë zyrtare të pritjes në oborrin e Presidencës, presidenti turk Erdogan dhe homologu Bajram Begaj u drejtuan për në zyrën e këtij të fundit.

Ndërsa mediat jashtë u lejuan që të marrin pamje vetëm nga momenti i ceremonisë, në një video të postuar në Twitter nga presidenti turk, dëgjohet Begaj i cili ‘i qahet’ Erdoganit për zyrat e vogla dhe kërkon ndihmën e tij për të bërë një tjetër ndërtesë, më të madhe.

Në videon e siguruar nga Gazetasi.al. vërehet presidenti shqiptar i cili i drejtohet përkthyesit të Erdogan:

“ Zyrat janë shumë të vogla... po nja 600 metra katrorë. Po i them Erdit, që kemi nevojë për të, për të bërë një ndërtesë tjetër”, tha Begaj duke qeshur ndërkohë që ishte drejtuar nga presidenti turk.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë