Para

Zyrat e këmbimit, jo më transaksione cash mbi 1 milion lek

Nga Gazeta ‘SI’ – Në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave, Banka e Shqipërisë ka forcuar kushtet e operimit për zyrat e këmbimit valutor.

Një nga pikat kryesore është kufizimi i vlerës së transaksionit cash në 1 milionë lekë.

“Transaksionet që tejkalojnë shumën 1,000,000 (një milion) lekë ose kundërvlerën e saj në monedha të tjera të huaja, kryhen nëpërmjet llogarive bankare ose llogarive të pagesave”, thuhet në projektrregulloren e Bankës.

Projektrregullorja parashikon që kapitali minimal i kërkuar për licencimin e këtyre zyrave do të dyfishohet, nga 2.5 milionë lekë në 5 milionë lekë. Kjo vlerë do të jetë dhe maksimalja që mund të mbajnë zyrat në bazë ditore në arkë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë